LAJMI I FUNDIT:

LDK: Vjosa Osmani kërcënoi KQZ-në, për favorizim të një grupi politik

LDK: Vjosa Osmani kërcënoi KQZ-në, për favorizim të një grupi politik

Shtabi i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot një konferencë për media lidhur me vërejtjet e ushtrueses së detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, që i ka bërë ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mos-certifikimin e listës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kandidatja e LDK-së për deputete, njëherësh zëdhënësja e shtabit zgjedhor, Ardita Dushi përmes një konference për medie të dielen tha se gjëra të tilla nuk duhet të ndodhin më.

“Dje është kërcënuar KQZ-ja. Ky është institucion i pavarur që nuk guxon të kërcënohet, është kërcënuar nga ata që duhet të sigurojnë funksionimin e pavarur të tij. Është shkelje kushtetuese. Ee para është ndërhyrje në punën e KQZ-së dhe e dyta, tentim për favorizim të një grupi politik”, tha ajo në një konferencë për media.


“Kosova ka krijuar traditë të respektimit të vendimeve të institucioneve të pavarura dhe të Gjykatës Kushtetuese. Nuk guxojmë të lejojmë që tash në vitin 2021 të kemi precedentë të tillë”, ka thënë Dushi, përcjell Telegrafi.

Ajo tha se Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon nga të gjitha institucionet e pavarura dhe nga KQZ-së, që të mos ndikohen nga kërcënimet, pavarësisht se nga kush vijnë ato kërcënime.

“I garantojmë qytetarët e Kosovës se këto kërcënime dhe fushata e linçimeve publike, do të marrin fund më 14 shkurti, kur sovrani me votën e lirë do të refuzojë praktikat jodemokratike të kërcënimit dhe shantazhimit. Lidhja Demokratike e Kosovës i garanton qytetarët e Kosovës se vullneti i tyre i lirë nuk do të mund të ndryshohet nga kërcënimet dhe linçimet”, tha ajo.

Më tej Dushi tha se LDK nuk lejon që të nëpërkëmbën institucionet shtetërore.

“Shteti duhet respektuar në plotninë e tij. Shteti është shtet dhe duhet të ruhet, sepse është i shenjtë. Këtë iu kemi borxh gjeneratave që kanë sakrifikuar për shtet. Këtë iu kemi borxh gjeneratave të ardhshme, të cilët duhet të trashëgojnë një shtet demokratik”, tha zëdhënësja e shtabit Zgjedhor të LDK-së.

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani të shtunën reagoi publikisht ndaj KQZ-së lidhur me mos certifikimin e listave për kandidatë për deputetë nga LVV-ja, AAK-ja, Nisma. Sipas saj, në mbledhjen e së premtes së është cenuar integriteti i KQZ-së.

KQZ gjatë asaj mbledhje nuk certifikoi listat e partive me kandidatë për deputetë, që sipas tyre nuk janë në përputhje me nenin 29 pikën “q” të Ligjit për Zgjedhjet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Lajme

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Kalo në kategori