LAJMI I FUNDIT:

Lionel Messi mund të jetë shumë i shtrenjtë për PSG-në

Lionel Messi mund të jetë shumë i shtrenjtë për PSG-në

Transferimi Lionel Messit te klubi francez Paris Saint-Germain mund të jetë shumë i shtrenjtë, pasi thuhet se kërkesat e pagës së yllit të Barcelonës mund të pengojnë një lëvizje këtë verë.

Kontrata e sulmuesit argjentinas skadon në këtë verë te Barcelona, ku ai fiton plot 500 mijë funte në javë.


Ai ka qenë i lidhur me një largim në verën e fundit, por drejtuesit e klubit nga Camp Nou nuk e lejuan duke iu referuar një klauzolë largimi prej 700 milionë eurosh.

"Lojtar të mrekullueshëm si Messi gjithmonë do të jenë në listën e PSG-së", kështu thotë Leonardo
Lexo po ashtu "Lojtar të mrekullueshëm si Messi gjithmonë do të jenë në listën e PSG-së", kështu thotë Leonardo

Megjithatë, kjo nuk i ka ndaluar klubet si PSG dhe Manchester City të mbesin të interesuara për transferimin e tij nëse ai largohet nga Camp Nou.

Sidoqoftë, edhe me klubet më të mëdha kanë ndier problemet financiare shkaku i pandemisë së coronavirusit dhe një transferim i Messit nuk është aspak i lehtë.

Messi thuhet se mund të duhet të zvogëlojë pagën e tij edhe nëse lëviz në skuadrat më të pasura evropiane dhe elitare në Ligën e Kampionëve.

Kandidati për president të Barcelonës, Font: Xavi do ta bindë Messin të qëndrojë
Lexo po ashtu Kandidati për president të Barcelonës, Font: Xavi do ta bindë Messin të qëndrojë

Sipas mediumit Gazzetta dello Sport, kërkesat e pagës së Messit mund të nënkuptojnë se ai është shumë i shtrenjtë edhe për një klub super të pasur si PSG nëse ai largohet nga Barcelona këtë verë.

Vera e këtij viti mund të definojë të ardhmen e sulmuesit argjentinas, pasi ai mund të mbetet edhe te Barcelona, nëse binden nga presidenti i ri i klubit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Flick i gatshëm ta shesë Pedrin madje gjen edhe zëvendësuesin e tij

Flick i gatshëm ta shesë Pedrin madje gjen edhe zëvendësuesin e tij

La Liga
Messi shënoi një supergol nga distanca, i ngjashëm me një nga golat e tij më të mëdha ndonjëherë

Messi shënoi një supergol nga distanca, i ngjashëm me një nga golat e tij më të mëdha ndonjëherë

Ligat tjera
Cristiano Ronaldo humbet rekordin krenar të UEFA-s që ndau me dy lojtarë të tjerë legjendar

Cristiano Ronaldo humbet rekordin krenar të UEFA-s që ndau me dy lojtarë të tjerë legjendar

Ndërkombëtare
Hansi Flick zgjedh lojtarin 'e paprekshëm' te Barcelona

Hansi Flick zgjedh lojtarin 'e paprekshëm' te Barcelona

La Liga
Roma po e shet Abrahamin në Ligën Premier, ka gati një super zëvendësim

Roma po e shet Abrahamin në Ligën Premier, ka gati një super zëvendësim

Serie A
Franco Foda publikon listën e Kosovës, ftohen për herë të parë dy futbollistë të rinj

Franco Foda publikon listën e Kosovës, ftohen për herë të parë dy futbollistë të rinj

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori