LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet ngritja e përqindjes së përfaqësimit të grave në listën për deputet

Kërkohet ngritja e përqindjes së përfaqësimit të grave në listën për deputet
Foto: Ilustrim

Në të gjitha listat për deputetë të partive politike për zgjedhjet e reja, gratë nuk përbëjnë më shumë se 30% të listës. Organizatat që merren me të drejtat dhe pozitën e gruas thonë se po shkelet ligji për të drejtat gjinore që parasheh 50/50 kuotën gjinore të listave.

Vetëm dy nga katër partitë e mëdha kanë më shumë se 30% të listës të përfaqësuara nga gratë.


Gresa Sërmaxhaj nga Rrjeti i Grave të Kosovës thotë se certifikimi i listës në këtë gjendje përbën shkelje të ligjit për barazi gjinore.

“Ne i kemi parë listat e subjekteve politike që garojnë në zgjedhje. Fatkeqësisht as kësaj radhe asnjë nga partitë politike nuk kanë zbatuar ligjin për barazi gjinore i cili qartë kërkon përfaqësim të barabartë si për burrat ashtu edhe për gratë në institucione. Ne kërkojmë nga KQZ që të mos certifikojë këto lista pasi që në këtë rast do të bëhen bashkëfajtore apo bashkëpjesëmarrëse në shkeljen e ligjit për barazi gjinore bashkë me partitë politike”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Gresa Sërmaxhaj.

Edhe nga organizata joqeveritare QIKA thonë se subjektet politike po shkelin ligjin për barazi gjinore.

“Në përgjithësi partitë politike kanë mbetur te kuota e 30% duke mos tentuar ta kalojnë këtë kuotë që parashihet në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme. Në këtë rast po shkelet ligji për barazi gjinore që parasheh përfaqësim të barabartë 50 me 50”, deklaroi Greta Avdyli.

Nga 420 kandidatë për deputetë sa kanë katër partitë kryesore, vetëm 121 prej tyre janë gra./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori