LAJMI I FUNDIT:

Administrata e Biden: Ndalimet e udhëtimit do të qëndrojnë, pavarësisht urdhrit të Trump

Administrata e Biden: Ndalimet e udhëtimit do të qëndrojnë, pavarësisht urdhrit të Trump

Administrata e Joe Biden nuk do të heqë kufizimet ekzistuese të COVID-19 për udhëtarët nga jashtë.

Zëdhënësi i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Joe Biden, thotë se SHBA do të vijojë të mbajë ndalimet e udhëtimit në Mbretërinë e Bashkuar, pjesën më të madhe të BE-së dhe Brazilin, pavarësisht një urdhri të presidentit Donald Trump për t’i hequr ato.


Shtëpia e Bardhë vendosi të hënën që ndalimi i hyrjes do të përfundonte më 26 janar, gjashtë ditë pasi Biden të marrë detyrën.

Por zëdhënësi i Biden, Jen Psaki, tha në Twitter se tani nuk ishte koha për të lehtësuar masat e udhëtimit.

“Me përkeqësimin e pandemisë dhe shfaqjen e varianteve më ngjitëse në botë, kjo nuk është koha për të hequr kufizimet në udhëtimet ndërkombëtare. Me këshillën e ekipit tonë mjekësor, administrata Biden nuk ka ndërmend të heqë këto kufizime deri më 26 Janar. Në fakt, ne kemi ndërmend të forcojmë masat e shëndetit publik në udhëtimet ndërkombëtare për të zbutur më tej përhapjen e Covid-19”, shtoi ai.

SHBA vendosi kufizimet në Evropë marsin e kaluar dhe ndalimi i hyrjes braziliane u vendos në maj.

Vetëm disa minuta më parë, Shtëpia e Bardhë kishte lëshuar një deklaratë duke thënë se presidenti Trump kishte nënshkruar një urdhër për heqjen e ndalimit të hyrjes në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë, zonën Shengen të Evropës që lejon udhëtimin përtej kufijve të hapur dhe Brazilin nga 26 janari.

Ndalimet e udhëtimit për Kinën dhe Iranin do të vijojnë të qëndrojnë, thuhej në urdhër, shkruan A2.

Pas një urdhri javën e kaluar nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), shumica e udhëtarëve ajrorë që mbërrijnë në SHBA nga 26 janari do të duhet të sigurojnë një test negativ Covid-19 ose provë të rimëkëmbjes nga sëmundja për të hyrë.

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Botë
Kalo në kategori