Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë informuar zyrtarët gjermanë se kanë vendosur sanksione në anijen ruse për vendosjen e tubave të gazit “Fortuna”, e përfshirë në ndërtimin e tubacionit “Nord Stream II”.
Administrata e presidentit Donald Trump e ka njoftuar Berlinin dhe kryeqytetet e tjera evropiane se më 19 janar do të hyjnë në fuqi sanksionet mbi këtë kompani nën legjislacionin ekzistues të njohur si CAATSA, përcjell Telegrafi.
Sanksionet do të ndëshkojnë çdo kompani evropiane që ndihmon “Fortuna” në projektin “Nord Stream II”, i cili është krijuar për të transportuar gaz natyror nga Rusia në Gjermani përmes Detit Baltik.
Shtetet e Bashkuara e kundërshtojnë projektin, duke pretenduar se ai do të forconte kontrollin e Kremlinit në tregun evropian të energjisë, ndërsa minonte sigurinë dhe ekonominë e Ukrainës.
Po ashtu, në fillim të muajit janar, një kontraktor norvegjez në “Nord Stream II” ka refuzuar të mbështesë projektin e tubacionit të gazit të drejtuar nga Gazpromi rus.
Det Norske Veritas – Germanischer Lloyd (DNV GL), i cili është i ngarkuar me procedurat e verifikimit, kishte konfirmuar se ka ndaluar punën në gazsjellës.
Ligjvënësit amerikanë janë pajtuar të zgjerojnë sanksionet ndaj kompanive të përfshira në tubacionin e gazit “Nord Stream II”, pasi Gazprom e udhëhequr nga Rusia u zotua se do të rifillojë punimet, një vit pasi ishte ndërprerë ajo.
Më 2 dhjetor të vitit të kaluar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosen sanksione ndaj kompanive që nuk hoqën dorë nga projekti i “Nord Stream II”.
Si dhe SHBA-ja ashtu dhe Polonia e Ukraina janë kundër ndërtimit, duke thënë se projekti do t’i japë Moskës një avantazh mbi Gjermaninë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak