LAJMI I FUNDIT:

Mes kërcënimeve për arrestim nga autoritetet, Alexei Navalny nga Gjermania niset drejt Rusisë

Mes kërcënimeve për arrestim nga autoritetet, Alexei Navalny nga Gjermania niset drejt Rusisë

Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny, gjashtë muaj pasi u helmua, është nisur nga Gjermania drejt Rusisë.

Pas arritjes në vend, ai mund të përballet me arrestim.

“Unë, të arrestohem? Unë jam i pafajshëm”, tha Navalny për gazetarët para se të hipte në avionin e kompanisë Pobeda.


Nalvalny një nga kritikët më të zëshëm të presidentit rus Vladimir Putin, njoftoi këtë vendim të mërkurën, për t’u kthyer nga Gjermania – duke thënë se i mungonte Moska dhe u shpreh se nuk i interesonte për ato që ai i quajti çështje të reja të fabrikuara kriminale kundër tij.

Njoftimi i Navalnyt vjen një ditë pasi Shërbimi Federal i Burgjeve i Rusisë (FSIN), ka kërkuar që ai të zëvendësojë dënimin me kusht në çështjen Yves Rocher me burgim efektiv.

Përpjekjet e mëparshme të FSIN-it për të rrëzuar dënimin me kusht të Navalnyit dhe burgimin e tij, ishte refuzuar nga një gjykatë në Moskë në vitin 2017.

Ai u sëmur gjatë një fluturimi nga Tomsk për në Moskë, në gusht të vitit 2020 dhe u vendos në një gjendje kome në një spital në Siberi, para se të transferohej në Gjermani.

Testet laboratorike të kryera në Gjermani, Francë dhe Suedi kanë vërtetuar se Navalny ishte helmuar me një agjent nervor të klasës Novichok, një rezultat i konfirmuar edhe nga Organizata Ndërkombëtare për Ndalimin e Armëve Kimike.

Gjashtë muaj pasi u helmua në Rusi - Alexei Navalny kthehet sot në vend, pavarësisht kërcënimeve për arrestim nga autoritetet
Lexo po ashtu Gjashtë muaj pasi u helmua në Rusi - Alexei Navalny kthehet sot në vend, pavarësisht kërcënimeve për arrestim nga autoritetet

Pas helmimit të tij, Bashkimi Evropian vendosi sanksione ndaj gjashtë zyrtarëve rusë dhe një instituti kërkimor shtetëror.

Ai ka akuzuar Putinin, për urdhërimin e helmimit, një pretendim i hedhur poshtë nga Kremlini.

Mbështetësit e tij thanë se do ta presin Navalnyn në aeroportin Vnukovo të Moskës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Amerika
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Evropa
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori