LAJMI I FUNDIT:

Më shumë se 12 milionë njerëz janë vaksinuar kundër COVID-19 në SHBA

Më shumë se 12 milionë njerëz janë vaksinuar kundër COVID-19 në SHBA

Numri i përgjithshëm i rasteve nga coronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u rrit në 23.7 milionë derisa 395 mijë persona kanë ndërruar jetë që nga shpërthimi i pandemisë.

Bazuar në të dhënat zyrtare të Universitetit Johns Hopkins, SHBA regjistroi të shtunën 198 mijë raste dhe 3,286 viktima, transmeton Telegrafi.


Më shumë se 31 milionë doza të vaksinës janë shpërndarë përreth vendit derisa 12.2 milionë doza janë administruar, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Të premten, CDC pati thënë se variantet e reja më infektuese të coronvirusit ka të ngjarë të përshpejtojnë përhapjen e virusit dhe kjo do të thotë se SHBA duhet të dyfishojë përpjekjet për të mbrojtur njerëzit.

Një variant i identifikuar së pari në Mbretërinë e Bashkuar i njohur si B.1.1.7 tani po gjendet edhe në SHBA, dhe modelimi tregon se mund të përkeqësojë përhapjen tashmë të tmerrshme të virusit në të gjithë vendin, thanë studiuesit e CDC-s. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori