LAJMI I FUNDIT:

Pirlo e pranon se Conte e inspiroi që të bëhet trajner

Pirlo e pranon se Conte e inspiroi që të bëhet trajner

Andrea Pirlo zbulon që Antonio Conte e inspiroi që të bëhej trajner gjatë kohës së tyre në Juventus dhe ata do të luftojnë deri në fund me Interin për titullin e Serie A-së.

“Unë pres që të shoh një Inter agresiv që dëshiron të vendosë ritmin e lojës, por ne jemi Juventusi, kështu që duam të shkojmë në San Siro me stilin tonë të futbollit, pa presion”, ka thënë Pirlo në konferencën e tij për media.


“Nuk duhet të kemi frikë, asnjë ndrojtje, madje edhe në një ndeshje kaq të rëndësishme. Ne duhet ta çlirojmë mendjen tonë. Ne jemi Juventusi dhe duhet të jemi mësuar që njerëzit të na bëjnë presion”.

“Fitorja do të na jepte një shtytje të vërtetë që shkon përtej tre pikëve. Ne mund të kemi filozofi të ndryshme në këtë moment, por të dy ekipet do të luftojnë deri në fund për titullin”.

Conte ishte trajneri i cili filloi serinë nëntëvjeçare të triumfit për Scudetto, me Pirlon në mesfushën e tij, por ata tani përballen me njëri-tjetrin.

“Conte dhe unë kemi dy personalitete shumë të ndryshme, e cila ndoshta është arsyeja pse ne kemi kaluar gjithmonë mirë. Ne folëm para se të fillonte sezoni, mbetet respekt dhe dashuri e madhe mes nesh”.

“Ai bëri historinë e Juventusit dhe unë mësova shumë prej tij, kështu që do të jem gjithmonë mirënjohës. Conte është njeriu i parë që më inspiroi të bëhem trajner. Ai është një person i shkëlqyeshëm si dhe një trajner i shkëlqyeshëm, por nesër do të jemi kundërshtarë”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori