FBI po ndjek një “numër të madh të komunikimeve shqetësuese në internet”, duke përfshirë thirrjet për protesta të armatosura deri në ditën e inaugurimit të Presidentit të Zgjedhur Joe Biden, javën e e ardhshme, tha të enjten Drejtori FBI-së, Chris Wray.
Zoti Wray, në paraqitjen e tij të parë publike që prej trazirave të 6 janarit në Kapitol, tha në një konferencë të përbashkët shtypi me zëvendëspresidentin Mike Pence për sigurinë se FBI mbetet e shqetësuar për potencialin për dhunë në protesta dhe tubime në Uashington dhe në kryeqytetet e shteteve në të gjithë vendin.
Këto ngjarje mund të sjellin individë të armatosur pranë ndërtesave qeveritare dhe zyrtarëve të zgjedhur, paralajmëroi Wray, ndërsa vuri në dukje gjithashtu se “një nga sfidat reale në këtë hapësirë është përpjekja për të dalluar atë që është paqësor kundrejt atyre që synojnë dhunë të qëllimshme”.
Wray tha se FBI-ja po merrte një sasi “të konsiderueshme” informacioni që po ua dërgonte agjencive të tjera të zbatimit të ligjit përpara ditës së inaugurimit.
Ndarja e informacionit është kritike para çdo ngjarje të rëndësishme publike si ajo e inaugurimit të presidentit, por kjo çështje po tërheq vëmendje të veçantë për shkak të shenjave se forcat e zbatimit të ligjit ishin të papërgatitura për protestën e dhunshme dhe vdekjeprurëse në Kapitol nga mbështetësit e presidentit Donald Trump.
Zyrtarët federalë kanë paralajmëruar agjencitë lokale të zbatimit të ligjit se trazirat në Kapitol ka të ngjarë të frymëzojnë të tjerët me qëllime të dhunshme.
“Ne po vëzhgojmë individë që mund të kenë si qëllim përsëritjen e të njëjtit lloj dhune që pamë javën e kaluar”, tha Wray, duke shtuar se që nga 6 janari, FBI-ja ka identifikuar mbi 200 persona të dyshuar për përfshirje në akte të dhunshme.
“Ne e dimë se kush jeni. Nëse jeni përfshirë në akte dhune, një agjent i FBI-së do t’ju gjejë”, shtoi ai.
Më shumë se 100 njerëz janë arrestuar deri më tani, tha drejtori i FBI-së, dhe një numër i madh tjetër hetimesh është në proces e sipër.
Shtetet në të gjithë vendin tashmë kanë shtuar masat e sigurisë në përgatitje të protestave dhe dhunës së mundshme të armatosur këtë fundjavë, veçanërisht në ndërtesat legjislative ku pritet të mbahen seanca dhe ceremoni përuruese.
Zyrtarët po rishqyrtojnë planet e tyre të sigurisë për t’u përgatitur më mirë për rreziqet dhe policia në qytetet e mëdha të vendit po përgatitet të vihet në gatishmëri taktike nëse është e nevojshme.
Një raport i FBI-së në fillim të kësaj jave paralajmëroi për protesta të mundshme të armatosura në të 50 shtetet.
Për të monitoruar kërcënimet, për të ndarë informacionet dhe për të vendosur se si të dislokohen burimet, FBI-ja gjatë ceremonisë së inaugurimit do të veprojë një qendër të drejtimit të operacioneve gjatë tërë ditës në selinë qendrore dhe në secilën nga 56 zyrat e saj në terren, tha Wray.
“Pozicionimi ynë është agresiv dhe do të qëndrojë në këtë mënyrë gjatë gjithë ceremonisë së inaugurimit (të Presidentit)”, tha ai.
Zëvendëspresidenti Pence u kthye në Kapitol të enjten për herë të parë që kur protesta e dhunshme detyroi personelin e tij të sigurisë që ta dërgonte atë në një vend të sigurt pasi protestuesit ndërprenë punën e tij të mbikëqyrjes së procesit të numërimit të votave të Kolegjit Zgjedhor në Kongres.
Zëvendëspresidenti Pence vizitoi trupat e Gardës Kombëtare të dislokuara jashtë Kapitolit, duke u thënë atyre se ai e kupton mirë rolin e Gardës Kombëtare sepse para se të merrte postin ai ishte guvernator i shtetit të Indianës.
“Faleminderit për vendimin tuaj për t’i shërbyer vendit tonë”, tha Pence.
Ai u tha trupave të Gardës Kombëtare se do të jenë dëshmitarë të transferimit të pushtetit dhe i falënderoi ata për punën e tyre. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vdiq pasi vendasit e bindën të bënte dush: Historia e pabesueshme e ‘njeriut më të ndyrë në botë’ që kaloi 60 vjet pa u larë
Alarmon Blinken: Në Gazë janë vrarë më shumë civilë se terroristë
Vuçiq bisedon me Scholz, tregon për “ankesat për Kosovën” që i bëri te kancelari gjerman
Rusia shënoi numrin më të lartë të viktimave ditore që nga fillimi i luftës në Ukrainë - thotë Kievi
Protestat në Gjeorgji kanë vazhduar deri në mëngjes në një përpjekje të fundit për të parandaluar miratimin e "ligjit të Rusisë"
Vuçiq bisedon me Scholz, tregon për “ankesat për Kosovën” që i bëri te kancelari gjerman
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Erdogan kritikon rëndë SHBA-në dhe Evropën pasi sipas tij nuk po bëjnë sa duhet për arritjen e një armëpushimi në Gazë
Forcat ruse filluan një shtytje "të rrezikshme" në rajonin verilindor të Kharkivit të Ukrainës - vlerëson ISW
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron