LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Liria bën disa përforcime para pjesës së dytë të sezonit

Zyrtare: Liria bën disa përforcime para pjesës së dytë të sezonit
Foto: FC Liria/Facebook

Liria ka njoftuar se ka bërë disa përforcime për pjesën e dytë të sezonit.

Klubi nga Prizreni që garon në Ligën e Parë (Grupi A) të Kosovës, po tenton që të rikthehet në elitën e futbollit vendor.


Për të realizuar një gjë të tillë, Liria ka bërë disa transferime, pasi aktualisht janë në vendin e gjashtë me 17 pikë, nëntë më pak se lideri Dukagjini.

Më poshtë mund të lexoni statusin (pa ndërhyrje) e Lirisë:

Këto janë përforcimet e Lirisë

Pas ardhjes së kryetrajnerit Naci Sensoy, klubi ka sjellë edhe përforcime.

Deri tani skuadrës i jan bashkuar: Martin Kovachev, qendërmbrojtës (Makedonija G.Petrov), Miljan Vlaisavljeviç, mesfushor krahu/sulmues, e Borislav Bladzhiyski, mesfushor. Nga Ballkani kthehen portieri Armend Rugji,  mesfushori, Roni Gashi e sulmuesi i krahut, Liridon Fetahaj.

Albin Berisha, ka vazhduar huazimin nga Ballkani edhe për pjesën pranverore.

‘Pritet që ditët në vijim të vijnë një qendër sulmues dhe një mbrojtës’, ka thënë kryetari Qemal Krasniqi, me rastin e prezantimit.

Liria nga 7 janari ka nis fazën e përgatitjeve për stinorin pranveror.

Nga fundi muajit, Liria udhëton më Durrës, në përgatitje dy javore.

Nga klubi me marrëveshje janë liruar:Diar Mustafa, Egzon Krasniqi, Blazho Igumanoviq, Ardian Hoti dhe Jetlir Berisha (i huazuar në Fc Prizreni).

Ndihnës të Naci Sensoyt, janë:Bedredin Gjinali, Blerim Zherka(trajner i portierëve) dhe Fatih Karahoda, trajner kondicional. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori