LAJMI I FUNDIT:

Nga të dështuar në favorit – arsyet se pse Barcelona po shihet skuadra më në formë para ndeshjeve të Superkupës së Spanjës

Nga të dështuar në favorit – arsyet se pse Barcelona po shihet skuadra më në formë para ndeshjeve të Superkupës së Spanjës

Barcelona ka ndryshuar në ndeshjet e fundit. Skuadra e Ronald Koeman u fut e frikësuar në janar, por duke parë ndeshjet e fundit, lirisht mund të kthehemi që janë kthyer në versionin më të mirë këtë sezon.

Këto ndeshje dhe fitoret kanë bërë që atë të futen në ndeshjet e Superkupës së Spanjës që zhvillohen këtë javë si favorit.


Më poshtë i gjeti arsyet e mbledhura nga Marca, se pse po shihen si favorit katalunasit.

Fitoret radhazi  

Tri fitore radhazi. Viktimat e Barcelonës ishin Huesca, Athletic Bilbao dhe Granada, ku edhe i morën nëntë pikë shumë të nevojshme. Tani ka atmosferë të mirë rreth ekipit.

Lionel Messi është kthyer

Nuk ka dyshim se ai ka pasur problemet e tij këtë sezon, por në dy ndeshjet e tij të fundit, ai ka në më të mirën e tij.

Ai ka shënuar katër gola dhe po luan me buzëqeshje në fytyrë. Me një Messi si ky, Barcelona mund të bëjë gjithçka.

Formacioni 4-3-3 i Ronald Koeman

Holandezi duket se ka gjetur një sistem që i përshtatet lojtarëve të tij. Barcelona është dukur mirë ku Pedri dhe Frenkie de Jong janë përmirësuar dukshëm me këtë sistem, ku edhe po shënojnë.

Dyshja Messi-Pedri

Messi e ka gjetur partnerin e tij ideal, dhe ai ëhstë një fëmijë 18-vjeçar. Të dy e kuptojnë njëri-tjetrin në mënyrë të përsosur.

Këë e treguan më së miri në “San Mames”. Pedri tani është një nga lojtarët më të rëndësishëm të formacionit.

Mbrojtësit e ri qendrorë po bëjnë përshtypje të mirë

Pavarësisht nga problemet që ata kanë pasur në mbrojtje, Ronald Araujo dhe Oscar Mingueza janë duke luajtur mbi atë që pritet prej tyre. Ata janë të rinj, por nuk duken të tillë.

Edhe Samuel Umtiti është kthyer dhe dukej mirë në ndeshje ndaj Granadas.

Ousmane Dembele, një kërcënim i vazhdueshëm

Që kur u kthye nga lëndimi i tij i fundit, francezi ka qenë i qëndrueshëm në formën e tij.

Ai është vendimtar dhe krijon shumë probleme në mbrojtjet kundërshtare. Edhe në fazën mbrojtës, ai bën presion të mirë.

Efikasiteti përpara portës

Në fillim të sezonit, ata kishin shumë probleme para portës. Edhe Messi. Megjithatë, kjo ka ndryshuar, siç u tregua ndaj Granadas.

Kundërshtari në formë të dobët

Skuadra baske, Athletic Bilbao, me të cilën Barcelona takohet në gjysmëfinale, e kishte filluar sezonin në mënyrë spektakolare.

Por ata kanë pasur rënie që prej asaj kohe, ku kanë vetëm një fitore nga 12 ndeshjet e tyre të fundit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori