LAJMI I FUNDIT:

Peja u rikthehet fitoreve, mposht Vëllaznimin

Peja u rikthehet fitoreve, mposht Vëllaznimin

Peja ka shënuar fitore ndaj Vëllaznimit me rezultat 83:67 (15:14, 25:19, 21:13, 22:21), në kuadër të javës së 14-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshja në fakt filloi e baraspeshuar, ku çereku i parë përfundon 15:14.


Por, në periudhën e dytë, më të mirë ishin pejanët që fituan 25:19, duke shkuar në pushim me shifrat 40:33.

Vendasit e nisën më mirë pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, duke e fituar 21:13, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 61:46.

Dhjetë minutat e fundit ishin të barabartë, 22:21 dhe Peja triumfoi me rezultat 83:67.

Te Peja u dalluan Brandon Walter me 26 pikë e 14 kërcime, Robert Cartwright me 21 pikë e 10 asistime dhe Marko Peroviq me 18 pikë e 6 kërcime, kurse te Vëllaznimi u dalluan Devonte Jackson me 22 pikë, Cendrik Council me 14 pikë dhe 12 kërcime dhe Christopher Hortman me 17 pikë.

Peja ka nëntë fitore dhe pesë humbje, kurse Vëllaznimi katër fitore dhe 10 humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

La Liga
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Ligat tjera
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

La Liga
Kalo në kategori