LAJMI I FUNDIT:

Rama nesër në Athinë, mediat greke zbardhin axhendën

Rama nesër në Athinë, mediat greke zbardhin axhendën

Kryeministri shqiptar Edi Rama pas vizitës në Turqi do të shkojë edhe në Greqi. Mediat fqinje, duke iu referuar burimeve diplomatike raportojnë se Rama, do të jetë nesër në Athinë.

Kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë takime me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis dhe ministrin e Jashtëm Nikos Dendias.


“Protothema”, shkruan se Ministri i Jashtëm Nikos Dendias do të ketë një takim privat në Athinë me Kryeministrin e Shqipërisë. Më pas, Kryeministri Kyriakos Mitsotakis do të shtrojë një darkë me Kryeministrin shqiptar, ku do të jetë i pranishëm edhe ministri i Jashtëm.

Pritet që fokusi i bisedimeve mes Ramës, Mitsotakis dhe Dendias të jetë dekreti presidencial i Greqisë për zgjerimin e zonës detare.

Rama nisi dje një vizitë zyrtare dy ditore në Turqi. Kryeministri gjatë konferencës me Recep Tayyip Erdoğan njoftoi marrëveshjet e arritura. Kreu i qeverisë shqiptare falënderoi Erdogan për ndihmën për procesin e rindërtimit dhe në luftën kundër koronavirusit, ndërsa për BE-në kishte kritika.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe Edi Rama nënshkruan në Ankara krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik në Nivel të Lartë mes dy vendeve.

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori