LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë reagimet e liderëve botërorë ndaj skenave ‘të tmerrshme’ në Uashington

Vazhdojnë reagimet e liderëve botërorë ndaj skenave ‘të tmerrshme’ në Uashington

Udhëheqësit botërorë kanë dënuar skenat e dhunshme në Uashington, ku protestuesit që mbështesnin presidentin e SHBA-së, Donald Trump, sulmuan ndërtesën e Kongresit.

Siç edhe tashmë dihet, veprimi detyroi pezullimin e një seance të përbashkët të Kongresit për të vërtetuar fitoren elektorale të Joe Biden.

Kështu, sipas BBC, përcjell Telegrafi, shumë udhëheqës bënë thirrje për paqe dhe një tranzicion të rregullt të pushtetit, duke përshkruar atë që ndodhi si “të tmerrshme” dhe një “sulm ndaj demokracisë”.

Kryeministri britanik Boris Johnson dënoi “skenat e turpshme”.

“Shtetet e Bashkuara qëndrojnë as demokracisë në të gjithë botën dhe tani është jetësore që të ketë një transferim të qetë dhe të rregullt të pushtetit”, shkroi ai në Twitter.

Politikanët e tjerë të Mbretërisë së Bashkuar u bashkuan me të në kritikat e dhunës, me udhëheqësin e opozitës Sir Keir Starmer duke e quajtur atë një “sulm të drejtpërdrejtë ndaj demokracisë”.

Ndërkohë kryeministri spanjoll Pedro Sánchez tha: “Unë kam besim në forcën e demokracisë amerikane. Presidenca e re e Joe Biden do të kapërcejë këtë fazë të tensionuar, duke bashkuar popullin amerikan”.

Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian dënoi “sulmin e rëndë kundër demokracisë”, ndërsa homologu i tij gjerman, Heiko Maas, tha se z. Trump dhe mbështetësit e tij “duhet të pranojnë më në fund vendimin e votuesve amerikanë dhe të ndalojnë shkeljen e demokracisë”.

Veç këtyre, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se ai kishte besim në SHBA-në “për të siguruar një transferim paqësor të pushtetit” tek z. Biden, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se ajo pret të punojë me Demokratin.

Një reagim ka ardhur edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili u bashkua me ata që thanë se rezultati i zgjedhjeve “duhet të respektohet”.

Në anën tjetër kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, tha se kanadezët ishin “thellësisht të shqetësuar dhe të trishtuar nga sulmi ndaj demokracisë”.

“Dhuna kurrë nuk do të ketë sukses në mposhtjen e vullnetit të njerëzve. Demokracia në SHBA duhet të mbështetet – dhe do të ndodhë”, shkroi ai në Twitter.

Nga Zelanda e Re, kryeministrja Jacinda Ardern, shkroi në Twitter se “demokracia – e drejta e njerëzve për të ushtruar një votë, ta dëgjojnë zërin e tyre dhe më pas ta mbështesin atë vendim në mënyrë paqësore – nuk duhet të zhbëhet kurrë nga një turmë”.

E kryeministri australian Scott Morrison dënoi “skenat shqetësuese” dhe tha se ai priste me padurim një transferim të pushtetit.

Narendra Modi i Indisë tha se ai ishte “i dëshpëruar kur pa lajmet rreth trazirave dhe dhunës” në Uashington dhe kërkoi “që transferimi paqësor i pushtetit të vazhdojë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të ndodhë tani pasi Ukraina mori pëlqimin e SHBA-së për sulme brenda Rusisë me armë amerikane?

Çfarë do të ndodhë tani pasi Ukraina mori pëlqimin e SHBA-së për sulme brenda Rusisë me armë amerikane?

Botë
Vendet e NATO-s hoqën kufizimet e armëve për Ukrainën - reagimi nga Kievi erdhi menjëherë

Vendet e NATO-s hoqën kufizimet e armëve për Ukrainën - reagimi nga Kievi erdhi menjëherë

Botë
Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Evropa
Udhëheqësi i opozitës izraelite i kërkon Netanyahut të pranojë marrëveshjen e armëpushimit në Gaza, të parashtruar nga Joe Biden

Udhëheqësi i opozitës izraelite i kërkon Netanyahut të pranojë marrëveshjen e armëpushimit në Gaza, të parashtruar nga Joe Biden

Botë
Pas luftimeve të ashpra, e detyruan të dorëzohet, pastaj ukrainasit i ofrojnë cigare dhe ndihmë ushtarit rus – pamje që tregojnë ngjarjen nga vija e frontit

Pas luftimeve të ashpra, e detyruan të dorëzohet, pastaj ukrainasit i ofrojnë cigare dhe ndihmë ushtarit rus – pamje që tregojnë ngjarjen nga vija e frontit

Botë
Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori