A është varrosja e të vdekurve praktikë unike për ne, apo edhe njerëzit e mëhershëm, si neandertalët, e bënin këtë ritual? Prej shumë kohësh kjo është një temë e nxehtë debati mes arkeologëve.
Dhjetëra skelete të varrosura të Neandertalëve janë zbuluar në Evropë dhe pjesë të Azisë gjatë 150 viteve të fundit. Megjithatë, ato të ruajturat më mirë, u gjetën në fillim të shekullit XX dhe nuk janë gërmuar duke përdorur metoda moderne. Kjo ka çuar në skepticizëm nëse praktika e varrimit te neandertalët ishte e qëllimshme.
Një analizë e re e një skeleti 41 mijë vjeçar të një fëmije neandertal, i gjetur në një shpellë franceze në vitet 1970, ofron prova të reja se njerëzit e Epokës së Gurit i varrosnin qëllimisht të vdekurit.
Studiuesit francezë dhe spanjollë rishikuan mbetjet duke përdorur metoda moderne të teknologjisë së lartë, rigërmuan vendin origjinal arkeologjik ku u gjetën eshtrat në La Ferrassie, në jugperëndim të Francës dhe shqyrtuan shënimet nga gërmimi origjinal.
Përfundimi i tyre? Kufoma e një Neandertali dyvjeçar u vendos qëllimisht në një gropë. Disa të dhëna, por kryesisht pozicioni i skeletit sugjeroi që fëmija ishte vendosur atje qëllimisht. Koka, e pozicionuar nga lindja, u ngrit më lart se pjesa tjetër e trupit edhe pse toka ishte e prirur për në perëndim
Studiuesit nga Qendra Kombëtare Franceze për Kërkime Shkencore, Muséum National d’Histoire Naturelle në Paris dhe Universiteti Bask në Spanjë, identifikuan 47 kocka që i përkisnin skeletit të fëmijës që nuk ishin zbuluar më parë. Fëmija ishte vetëm një nga tetë grupet e mbetjeve skeletore të gjetura në vend.
Prova të tjera të ceremonive të varrimit janë gjetur gjithashtu në një nga vendet më të famshme të Neandertalëve, shpella Shanidar në Kurdistan, e vendosur në Irakun verior. /a2news/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPiktura e Caravaggios e cila gati sa nuk u shit për 1500 euro!
Protestat studentore të vitit 1970 të cilat tronditën ShBA-në
Historia e fisit Shala
NËNA DHE DJALI
“Medea” si bazë e tragjedisë apo vetë pasoja e një gruaje
Vdiq regjisori i njohur Smail Imeri - emërtuesi dhe një ndër themeluesit e teatrit “Dodona”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'