LAJMI I FUNDIT:

Vdiq regjisori i njohur Smail Imeri – emërtuesi dhe një ndër themeluesit e teatrit “Dodona”

Vdiq regjisori i njohur Smail Imeri – emërtuesi dhe një ndër themeluesit e teatrit “Dodona”

Sot ka ndërruar jetë regjisori dhe aktori Smail Ymeri.

Ai ka lindur më 1956, në Baks të Drenicës, ndërsa ka qenë regjisor i filmave të njohur, si “Duart e pastra” (1981), filmat artistik “Lepuri me pesë këmbë” (1982), “Migjeni” (1989), “Kur shpirti ndërron jetë” (2001)…


Akademinë e Regjisë së Filmit e ka mbaruar në Zagreb. Ka diplomuar me filmin “Lepuri me pesë këmbë”.

Imeri dikur ka punuar në Radio Televizionin e Prishtinës, ndërsa nga vitet e ’90-ta të shekullit të kaluar është larguar nga Kosova për në Suedi, ku edhe ka ndërruar jetë.

Pas luftës ka hapur në Prizren Akademinë për Film, Teatër, Televizion dhe Radio.

Ai ishte një ndër themeluesit e Teatrit “Dodona”. Madje, ai ia vuri këtë emër (me të cilin e ka pagëzuar edhe vajzën e tij).

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në Stokholm të Suedisë. /Telegrafi/