LAJMI I FUNDIT:

Shpërthimi në Ferizaj, nga 13 të lënduarit që po marrin trajtim në QKUK pesë janë në gjendje më të rëndë

Shpërthimi në Ferizaj, nga 13 të lënduarit që po marrin trajtim në QKUK pesë janë në gjendje më të rëndë

13 persona janë  duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) nga shpërthimi që ndodhi të martën në Ferizaj, ndërsa pesë prej tyre janë në gjendje më të rëndë.

Drejtori i Klinikës Intensive në QKUK, Shaqir Uka në një prononcim për Telegrafin ka thënë se në Repartin Intensiv të martën kanë pranuar pesë pacientë të cilët janë në gjendje më të rëndë.

Ai tha se shkalla e djegies së sipërfaqes trupore është nga 35 deri në 50 për qind të cilët hyjnë në radhën e pacientëve mjaft të rrezikuar, e sa i përket moshës së tyre ai tha se janë nga 20 deri në 45 vjeç.


“Në Mjekimin Intensiv Qendror dje kemi pranuar pesë pacientë të cilët kanë qenë me lëndime më të rënda nga shpërthimi në Ferizaj. Këta pacientë pas tretmanit që kanë marr në sallën operative të qendrës Emergjente po vazhdojnë të trajtohen në njësinë e mjekimit intensivë qendrore. Mosha e  tyre sillet nga 20 deri 45 vjeçare, shkalla e djegies së sipërfaqes trupore është nga 35 deri 50 për qind. Hyjnë në radhën e pacientëve të cilët janë mjaft të rrezikuar”, ka thënë Uka.

Epilogu i shpërthimit të frikshëm në Ferizaj: Mbi 40 të lënduar, disa me gjendje të rëndë pritet të trajtohen jashtë vendit
Lexo po ashtu Epilogu i shpërthimit të frikshëm në Ferizaj: Mbi 40 të lënduar, disa me gjendje të rëndë pritet të trajtohen jashtë vendit

Ndërsa, për sa i përket gjendjes shëndetësorë të pacientëve të tjerë të shtruar në QKUK, Uka tha se gjendja e tyre është më stabile.

“Një pacient është në Njësinë e Mjekimit Intensivë në Kardiokirurgji për shkak të mungesës së vendit këtu që kemi poshtë. Dhe shtatë pacientë të tjerë janë të sistemuar në repartin e Kirurgjisë Plastike. Pacientët të cilët janë të sistemuar në Qendrën e Kirurgjisë plastike gjendja e tyre është stabile dhe më e lehtë se e këtyre pacientëve të cilët i kemi në mjekimin intensiv”.

Ndryshe, të martën nga një shpërthim i bombolës së gazit që ndodhi në Ferizaj, 42 persona morën lëndime trupore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori