LAJMI I FUNDIT:

Lazio kërkon një mbrojtës, shfaqet emri i Shkodran Mustafit

Lazio kërkon një mbrojtës, shfaqet emri i Shkodran Mustafit

Afati kalimtar në Serie A është hapur, me Lazion që kërkon të përforcohet në mbrojtje, ndërsa emri më i përmendur është ai i Shkodran Mustafit.

Lazio që ka pasur shumë vështirësi në fazën e mbrojtjes, pasi ka pësuar 31 gola në kampionat dhe në Ligën e  Kampionëve, por kërkon një qendërmbrojtës ose një mbrojtës të majtë.


Krahu i majtë varet shumë nga Senad Luliç, i cili është jashtë fushave tash e një vit.

Sipas Il Messaggero, klubi nuk ka të ardhura dhe duhet të vendos mes një mbrojtës të majtë ose një mbrojtës të qendrës.

Ndër emrat që janë shfaqur së fundmi është ai i Shkodran Mustafi që luan te Arsenali, i kërkuar edhe në verë, pasi duket që arritja te Armando Izzo i Torinës është e vështirë.

Lazio mund t’i gjejë paratë për të investuar në mbrojtje nëse e shet Felipe Caicedon, i ndjekur nga shumë skuadra me Fiorentinën që shihet më e interesuara.

Lazio nuk dëshiron ta shesë lojtarin, por një ofertë prej mbi 8 milionë euro, mund ta tundojë klubin nga kryeqyteti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori