LAJMI I FUNDIT:

Napoli refuzon dy oferta për Milikun, vetëm Fiorentina e gatshme të paguajë çmimin e kërkuar

Napoli refuzon dy oferta për Milikun, vetëm Fiorentina e gatshme të paguajë çmimin e kërkuar

Napoli ka refuzuar ofertat e Atletico Madrid dhe Olympique Marseille për Arkadiusz Milik, ndërsa sulmuesi nuk dëshiron të bashkohet me Fiorentinën që po ashtu kanë shfaqur interesim.

Napoli dëshiron të paktën 15 milionë euro për të shitur sulmuesin polak, i cili do të jetë lojtar i lirë kur kontrata e tij skadon më 30 qershor.

Sipas Calciomercato.it, RMC Sport dhe AS, Napoli informoi agjentin e Milik se propozimet që kanë ardhur në klub janë refuzuar, pasi kanë qenë shumë të ulëta.


Atletico ishin gati të ofronin 6 deri në 7 milion euro për polakun, ndërsa Marseille gjithashtu nuk do të përmbushë çmimin e kërkuar prej 15 milionë euro.

I vetmi klub i gatshëm për të ofruar këtë shumë është Fiorentina, por Milik nuk ka ndërmend të bashkohet me një skuadër në pjesën e poshtme të renditjes në Serie A.

Milik është lënë jashtë skuadrës gjatë gjithë sezonit pasi refuzoi të nënshkruajë një kontratë të re me klubin, duke kërkuar me ngul largimin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Liga e Kampionëve
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori