Nisma Socialdemokrate ka mbështetur kërkesën e Qeverisë së Republikës, që Kuvendi i Kosovës të mbajë sot seancën e jashtëzakonshme që u lejon Ushtrisë së Kosovës angazhimin në misione paqeruajtëse në kuadër të ushtrive më të fuqishme të botës, respektivisht SHBA-së.
Kështu ka shkruar në një status në rrjetin social Facebook, Endrit Shala nga Nisma Socialdemokrate.
Sipas tij, si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, asgjë nuk do ia shtonte më shumë krenarinë, se sa t’i shohësh vajzat e djemtë e ushtrisë duke shërbyer krahas ushtrisë së SHBA-ve, për të siguruar paqe e liri kudo në botë.
Lexoni më poshtë statusin e plotë të Shalës:
Jam jashtëzakonisht i lumtur që seancën e parë të Kuvendit të Republikës së Kosovës për këtë vit, ta nisim me një lajm të mirë për qytetarët e Republikës së Kosovës, e sidomos për ushtarakët që shërbejnë në Ushtrinë e Kosovës.
Për ne NISMA Socialdemokrate dhe besojmë për secilin që e don këtë vend,
Ndaj ne si NISMA mbështesim fuqishëm kërkesën e Qeverisë së Republikës, që Kuvendi i Kosovës të mbajë sot seancën e jashtëzakonshme që u lejon Ushtrisë së Kosovës angazhimin në Misione Paqeruajtëse në kuadër të ushtrive më të fuqishme të botës, respektivisht aleatit tonë historik SHBA-së.
Për mua si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, asgjë nuk do ma shtonte më shumë krenarinë, se sa t’i shoh vajzat e djemtë e ushtrisë sonë, duke shërbyer krahas ushtrisë së SHBA-ve, për të siguruar paqe e liri kudo në botë.
Duke qenë i bindur se secili ushtar i Kosovës do e nderojë atdheun dhe flamurin e këtij shteti, nga zemra uroj secilin prej tyre për sfidën e re që i pret. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City