LAJMI I FUNDIT:

“INICIATIVA 8”, propozim platformë për bashkëpunim trelateral midis Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë dhe Shqipërisë

“INICIATIVA 8”, propozim platformë për bashkëpunim trelateral midis Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë dhe Shqipërisë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në fillim të vitit të ri, dërgoi letër deri tek ministrat e punëve të jashtme të Bullgarisë dhe Shqipërisë, Ekaterina Zakharieva dhe Olta Xhaçka, me të cilën propozoi iniciativë të re multidisplinare, platformë politike përmes së cilës do të intensifikohej dhe thellohej bashkëpunimi i ndërsjellë, si interes strategjik për të tre shtetet, njoftojnë nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut.

“Në bazë të intencës tonë për përshpejtim të projekteve investuese infrastrukturore, energjetike dhe të komunikimit, përgjatë Korridorit tetë, të ndërtojmë platformë politike që do të jetë forum plotësues për avancim të bashkëpunimit të ndërsjellë, për intensifikim të shkëmbimit politik, ekonomik, të sigurisë, kulturor dhe shoqërorë, që gjithsesi do të rezultojë edhe me përforcim të besimit mes popujve tanë, si shtyllë themelore në ndërtimin e miqësisë së përbashkët afatgjate”, shkruan në letrën e Osmanit për Zakharievën dhe Xhaçkën.


Qëllimi kryesor i “Iniciativës 8” dhe themel i saj do të paraqesë koordinimi trelateral dhe bashkëpunim për mbështetje të projekteve investuese përgjatë Korridorit Tetë. Mënjanimi i arsyeve për vonesën e vazhdueshme të këtyre projekteve do të paraqesë impuls pozitiv për bashkëpunim shtesë në politikë, ekonomi, siguri, kulturë dhe bashkëpunim social ndërmjet tre vendeve; do të ketë kontribut adekuat edhe në avancimin e bashkëpunimit të përgjithshëm dhe përforcimin e sigurisë në rajon, ndërsa do të ketë edhe ndikim të veçantë edhe ndaj qëllimit të përbashkët për perspektivat evropiane të të gjithë rajonit.

“Kjo, gjithsesi do të rezultojë me përforcimin e besimit ndërmjet popujve tanë, si shtyllë bazë në ndërtimin e miqësisë së ndërsjellë afatgjate. Si kryesues të diplomacive të tre vendeve të Ballkanit, anëtare të NATO-s, përmes të cilave lidhet Deti Adriatik me Detin e Zi, si përfaqësues të vendeve që e lidhin lindjen me perëndimin në Ballkan, vlerësoj se e kemi për obligim t’i tejkalojmë barrierat gjeografike, historike dhe politike që e vështirësojnë lidhshmërinë dhe bëhen barrë e bashkëpunimit më të thellë”, thekson në letrën e tij Osmani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori