LAJMI I FUNDIT:

Njëri i akuzuar për rrëmbim, tjetri për kanabis, arrestohen dy të shpallurit në kërkim në Lezhë

Njëri i akuzuar për rrëmbim, tjetri për kanabis, arrestohen dy të shpallurit në kërkim në Lezhë

Dy persona të shpallur më parë në kërkim janë vënë në prangat e policisë së shtetit, pasi akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Sipas policisë është arrestuar, -K.K., 25 vjeç, banues në fshatin Barbullojë, Lezhë. Atij kishte mundur të largohej me vrap, pasi në afërsi të një lokali në aksin rrugor Milot-Lezhë gjatë  kontrollit në makinë iu gjetën dhe sekuestruan  27 kg lëndë narkotike canabis sativa, si dhe  arrestuan në flagrancë bashkëpunëtorët  tij, shtetasi N.T .dhe Z.M.

I arrestuari i dytë është Filip Shtjefni, banues në Lezhë,i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 2 vite burg ,për vepren penale “Heqje e paligjshme e lirisë”, pasi ky shtetas  në vitin 2016 ,ka mbajtur pa dëshirën e saj shtetasen E.M.


Lexoni më poshtë njoftimin e plotë të policisë:

Vijon puna  për kapjen e personave të shpallur në kërkim

Kapen dhe ndalohen2 shtetas  të  shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”

Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, nga shërbimet e Policisë Lezhë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë  Nr.6 Tiranë është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit:

– K.K., 25 vjeç, banues në fshatin Barbullojë, Lezhë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.  Më datë 28.10.2020, në afërsi të një lokali në aksin rrugor Mikot-Lezhë nga sherbimet e Policisë Lezhë është bërë ndalimi i një mjeti me  drejtues shtetasin  K.K., i cili braktisi mjetin dhe u largua.

Gjatë  kontrollit të mjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan  27 kg lëndë narkotike canabis sativa, si dhe  arrestuan në flagrancë bashkëpunëtorët  tij, shtetasi N.T .dhe Z.M.

Gjithashtu, nga sherbimet e Policisë Lezhë është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit Filip Shtjefni, banues në Lezhë,i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 2 vite burg ,për vepren penale “Heqje e paligjshme e lirisë”, pasi ky shtetas  në vitin 2016 ,ka mbajtur pa dëshirën e saj shtetasen E.M.

 Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme. /Tch/Telegrafi/

 

 

 

Në trend Lajme

Më shumë
Analiza e

Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride

Siguri
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Lajme
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Politikë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Kalo në kategori