LAJMI I FUNDIT:

Nainggolan kritikon Interin rreth hapësirës në skuadër

Nainggolan kritikon Interin rreth hapësirës në skuadër

Radja Nainggolan ka filluar testet e tij mjekësore me Cagliarin, derisa ka thënë se Interi nuk i dha një shans tjetër.

Belgu është vendosur të transferohet te rivali i Neraazzurëve për herë të tretë në karrierën e tij.

Inter dhe Cagliari kanë arritur një marrëveshje mbi transferimin e ish-yllit të Romës. Nainggolan do të transferohet edhe një herë në Sardegna Arena me një marrëveshje huazimi deri në fund të sezonit.


Duke folur për ANSA para fillimit të kontrolleve të tij mjekësore me Rossoblu në Villa Stuart të Romës të mërkurën, Nainggolan tha: “Interi nuk më dha një shans, unë jam i lumtur të kthehem në Cagliari edhe nëse nuk është ende zyrtar”.

32-vjeçari ka luajtur në Cagliari si huazim sezonin e kaluar, por ka luajtur vetëm 45 minuta me Interin deri më tani në fushatën aktuale.

Kontrata e tij me Nerazzurrët skadon në qershor  të vitit 2022. /Telegrafi/