LAJMI I FUNDIT:

Sampdoria nuk ka para për Mërgim Berishën, tërhiqet nga gara

Sampdoria nuk ka para për Mërgim Berishën, tërhiqet nga gara

Skuadra e famshme italiane, Sampdoria ka qenë njëra nga më të interesuarat për transferimin e Mërgim Berishës.

Sulmuesi nga Kosova është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme me skuadrën austriake RB Salzburg.


22-vjeçari ka zgjuar interesimin e disa skuadrave italiane si Torino, Parma, Sampdoria e Bologna.

Calciomercato ka raportuar së fundmi se Sampdoria është larguar nga gara, pasi çmimi i kosovarit duket tejet i lartë.

Skuadra italiane ishte e gatshme të shpenzonte deri në tre milionë euro, shumë që është tejet e vogël për Berishën.

Reprezentuesi i Gjermanisë U21 ka treguar formë të lartë dhe vlera e tij sillet mbi 10 milionë.

Berisha këtë edicion në 20 ndeshje zyrtare ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar katër asistime.

Ai më parë ka luajtur edhe për Altach, LASK Linz dhe Magdeburg. /Telegrafi/