LAJMI I FUNDIT:

Rusia miraton kufizimet e reja për fjalën e lirë, informacionin dhe mbajtjen e protestave – ashpërsohet kursi kundër rrjeteve sociale

Rusia miraton kufizimet e reja për fjalën e lirë, informacionin dhe mbajtjen e protestave – ashpërsohet kursi kundër rrjeteve sociale

Rusia akuzon YouTube dhe Twitter për bllokimin e përmbajtjes së transmetuesve shtetërorë rusë. Moska dëshiron të marrë masa kundër kësaj praktike të pretenduar.

Ekziston rreziku i bllokimit të shumë portaleve. Nga zemërimi për bllokimin e përmbajtjes së transmetuesve shtetërorë rusë, Duma ruse tani ka ndaluar “censurën” te YouTube, Twitter, Facebook dhe rrjete të tjera. Në leximin e tij të tretë dhe të fundit, Kuvendi rus miratoi një ndryshim ligjor, që i bën bllokimet e tilla një vepër penale. Ekziston rreziku i gjobitjes ose bllokimit të faqeve të internetit ose portaleve të tëra.

Autoritetet e telekomunikimit në Moskë ishin ankuar më parë rreth diskriminimit të përmbajtjes ruse në internet.


“Materiale të medieve shtetërore Ria Novosti ose RT janë bllokuar”, thanë ato.

Twitter, Facebook dhe YouTube në veçanti akuzohen për censurë.

Nisma e deputetëve tani shihet si reagim ndaj bllokimit të transmetimit të Vladimir Solovyovit në YouTube, i cili kritikohet si një “propagandist gënjeshtar” besnik i Kremlinit.

Në Rusi, tashmë janë bllokuar faqe të panumërta, të cilat për shembull përhapin pozicione kritike ndaj Kremlinit, për shembull portalet kasparov.ru dhe grani.ru.

Censura ndaj medieve, Rusia harton ligjin që ndalon qasjen në Facebook, Twitter dhe Youtube
Lexo po ashtu Censura ndaj medieve, Rusia harton ligjin që ndalon qasjen në Facebook, Twitter dhe Youtube

Në verë, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut e dënoi këtë praktikë si shkelje të lirisë së shprehjes dhe i kërkoi Rusisë të zhbllokojë faqet dhe të garantojë qasjen në informacion.

Kritikët kanë frikë se me Ligjin e ri Kundër “Diskriminimit” të pozicioneve ruse, numri i faqeve të bllokuara të internetit do të rritet ndjeshëm.

Sipas Ligjit, Prokuroria e Përgjithshme në Moskë duhet të vendosë për sanksionet kundër rrjeteve sociale dhe platformave të internetit në koordinim me Ministrinë e Jashtme.

Ministria e Punëve të Jashtme në Moskë gjithashtu i ka akuzuar Twitterin dhe Facebookun në të kaluarën për “censurimin” e përmbajtjes ruse. /Deutsche Welle/

Në trend Botë

Më shumë
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Botë

"Heil Tesla": Foto e diskutueshme e Muskut, projektohet në fabrikën e Teslas në Berlin

Evropa
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Evropa
Kalo në kategori