LAJMI I FUNDIT:

Milani me statistikë historike që nga Barcelona e vitit 1948

Milani me statistikë historike që nga Barcelona e vitit 1948
(Foto: Twitter/AC Milan)

Milani është klubi i parë që nga Barcelona e vitit 1948 që shënon së paku dy gola në 16 ndeshje kampionale radhazi brenda një viti kalendarik.

Rossonerët triumfuan ndaj Lazios me rezultat 3-2 në San Siro, falë golit të Theo Hernandez në minutat shtesë që i përforcoi në krye të tabelës së Serie A.


Ante Rebic e Hakan Calhanoglu i kishin realizuar dy golat që e shkruan në librat e historisë këtë skuadër të Milanit, derisa Luis Alberto dhe Ciro Immobile ishin golashënuesit e Biancocelestëve.

Në bazë të statistikave, kuqezinjtë kanë shënuar së paku dy gola në 16 ndeshjet e fundit në Serie A.

Milani fiton trilerin e pesë golave ndaj Lazios, vendos goli i sekondave të fundit nga Theo Hernandez
Lexo po ashtu Milani fiton trilerin e pesë golave ndaj Lazios, vendos goli i sekondave të fundit nga Theo Hernandez

I vetmi klub që e ka arritur këtë statistike në top-pesë ligat evropiane brenda një viti kalendarik, ka qenë Barcelona e vitit 1948 në La Liga.

Njëherësh, Milani është skuadra e vetme e pamposhtur në pesë ligat kryesore evropiane në sezonin 2020/2021 (meqë Juventusi pësoi humbjen e parë nga Fiorentina). /Telegrafi/

(Foto: Twitter/AC Milan)