LAJMI I FUNDIT:

Puyol: Është e vështirë për një tifoz të Real Madridit të pranojë se Messi është më i miri në histori

Puyol: Është e vështirë për një tifoz të Real Madridit të pranojë se Messi është më i miri në histori

Ish-kapiteni i  Barcelonës, Carles Puyol, ka pohuar se është e vështirë për tifozët e Real Madrid të pranojnë se Lionel Messi është lojtari më i mirë në historinë e futbollit.

Tani në moshën 42-vjeçare, Puyol doli në pension në vitin 2014 duke bërë 593 paraqitje në ekipin e parë për Barcelonën dhe 100 ndeshje për ekipin kombëtar.

Puyol ishte një shkëmb në zemër të mbrojtjes së klubit katalunas për 15 sezone dhe ishte një shok skuadre i yllit argjentinas për tetë nga ato sezone.


Lajmet e Barcelonës muajt e fundit janë përcaktuar nga lajmet e Messit këtë vit sepse kapiteni i klubit kishte kërkuar një largim, megjithëse klubi qëndroi i vendosur për të ardhmen e tij verën e kaluar, duke mos lejuar largimin.

Messi thyen rekordin e Peles për më së shumti gola për një klub të vetëm
Lexo po ashtu Messi thyen rekordin e Peles për më së shumti gola për një klub të vetëm

Këtë javë, Messi shënoi golin e tij të 644-të  golin për Barcelonën, duke thyer rekordin e Peles me Santosin, për të vazhduar për një rekord të ri.

Puyol ka folur për yllin argjentinas në një intervistë me Goal.com, ndërsa nuk ka hezituar ta cilësoj Messin si lojtarin më të mirë në histori të futbollit.

“Unë e kuptoj që është e vështirë për një tifoz të Real Madrid të pranojë se është më i miri, është një mendim si çdo tjetër, por golat e tij janë e dhënë objektive”, ka thënë fillimisht Puyol.

“Ne kemi qenë me fat që kemi qenë në gjendje ta shijojmë atë për kaq shumë kohë dhe numrat nuk janë shpikur nga askush, por janë prova që ai është më i miri. Të kujtoj punën që kemi bërë së bashku më bën të ndihem shumë krenar”.

Messi, Pele dhe Ronaldo – 11-të lojtarët me më së shumti gola në histori për një klub të vetëm
Lexo po ashtu Messi, Pele dhe Ronaldo – 11-të lojtarët me më së shumti gola në histori për një klub të vetëm

“Unë kam besim se Barcelona e udhëhequr nga Leo do të vazhdojë të fitojë tituj”.

“Në Barcelona ai tashmë ka thyer të gjitha rekordet dhe nuk e di nëse do të ketë dikush që mund të konkurrojë me të në të ardhmen, sepse ai e ka vendosur limitin shumë lart”, përfundoi legjenda spanjolle. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius Jr refuzon ofertën e Real Madridit për rinovimin e kontratës

Vinicius Jr refuzon ofertën e Real Madridit për rinovimin e kontratës

La Liga
Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?

Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?

Premier League
Ancelotti për arsyet e zemërimit të Modric ndaj Vinicius: Ky është problemi

Ancelotti për arsyet e zemërimit të Modric ndaj Vinicius: Ky është problemi

La Liga
Chelsea planifikon transferim të 'çmendur' nga Liverpooli në afatin kalimtar veror

Chelsea planifikon transferim të 'çmendur' nga Liverpooli në afatin kalimtar veror

Premier League
Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt

Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt

Premier League
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit

Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori