Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani tha se kanë biseduar lidhur me zgjedhjet e parakohshme në vend, ndërsa tha se si subjekt politik janë të interesuar për një datë sa më të hershme.
Kurti tha se është humbur shumë kohë dhe duhet një qeveri e re dhe kompetente që e nxjerr Kosovën nga kriza e shumëfishtë.
“Ky ishte një këshillim paraprak dhe ne shprehëm interesim tonë si subjekt politik që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të parakohshme të kemi një datë që në harkun kohor të jetë sa më e hershme… Ta marrim njëherë aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese dhe varet nga data kur na vie ai aktgjykim i plotë si palë që jemi në këtë çështje…”, tha Kurti, raporton Telegrafi.
Ai tha se nuk kanë folur për datë konkrete, por vetëm kanë shprehur interesim për një datë sa më të hershme.
“Kemi humbur shumë kohë dhe na nevojitet që të ecim sa më shpejt që duke u kthyer te populli si burim i sovranitetit të restaurojmë legjitimitetin e institucioneve dhe të kemi një qeveri të re dhe kompetente që e nxjerr Kosovën nga kriza e shumëfishtë”, u shpreh Kurti.
Ai nuk i përgjigj pyetjeve nëse do të jetë kandidat për kryeministër.
“Sa i përket hollësive që i ka përmend Gjykata Kushtetuese duhet të presim aktgjykimin e plotë që të japim qëndrimin tonë”, tha ai.
“Pa dyshim se do të jemi shumica e ardhshme, shumica e popullit që na mbështet sot do të jetë edhe shumicë në Kuvend, mirëpo formalizimi i vendimit qoftë për kandidatin për kryeministër, qoftë për koalicione bëhet në Këshillin e përgjithshëm të LVV-së”, tha ai.
Se a do të jetë Osmani pjesë e listës së LVV-së në zgjedhje, Kurti tha se sot ka pasur takim me ushtruesen e presidentes dhe nuk kanë diskutuar çështje politike elektorale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare