Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës nuk ka legjitimitet për të zgjedhur presidentin për një mandat pesë vjeçar.
Haxhiu në një intervistë për Telegrafin ka thënë se grupi më i madh parlamentar LVV është në opozitë, dhe se pjesa tjetër e koalicionit qeverisës nuk i ka numrat.
“Ky Kuvend nuk po mund të kryejë as përgjegjësitë minimale që i ka”, tha ajo.
Duke diskutuar për çështjen e presidentit, Haxhiu tha se shpreson që Kosova mos të ketë edhe një herë një president sikur Hashim Thaçi.
“Uroj që Kosova mos ta ketë fatin që me pas edhe një herë president një figurë si Hashim Thaçi, i cili ka qenë figurë përçarëse, i cili asnjëherë nuk e ka përfaqësuar unitetin e popullit, por e ka pasur njërën këmbë në PDK dhe gjysmën tjetër në presidencë”, shtoi ajo në emisionin “Përballje” me kryredaktorin Muhamet Hajrullahu.
Sipas Haxhiut, diskutimet që po bëhen për president në këtë situatë janë të papranueshme.
“Ne kemi thënë se çfarë do tendence për ta zgjedhur presidentin pa shkuar në zgjedhje është tendencë për t’ia zgjatur mandatin qeverisë Hoti. Nuk do të pranojmë të flasim për asnjë emër të kandidatit për president. Ne kemi thënë se kryeministri na takon për shkak se ashtu kishte vendosur populli, kurse për postin e presidentit diskutimet kanë filluar menjëherë pas zgjedhjeve të tetorit, një ambicie e paparë e Isa Mustafës për postin e presidentit. Tash kanë dalë figura tjera që duan të bëhen president por aty është vetëm një karrige”, u shpreh Haxhiu.
Haxhiu komentoi edhe qëndrimin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka shprehur gatishmërinë për pozitën e presidentit.
“Ne kemi thënë gjithmonë që presidenti duhet të jetë një figurë unifikuese, pse patjetër duhet me qenë dikush nga partitë politike. Unë nuk mendoj që Ramush Haradinaj nuk është kandidati i duhur për president dhe nuk e kuptoj ambicien e tij për të qenë president. Ai ka qenë kryeministër dy vite, dhe na ka treguar mënyrën se si qeverisë, ndër vendimet e tij të para ishte çështja e rritjes së pagave për vete. Haradinaj ka përgjegjësi të madhe për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, ju e dini se flamurin e kundërshtimit e ka pasur AAK, ndërsa në momentin që u bë kryeministër ai hoqi dorë nga territori i Kosovës. Prandaj, nuk kemi nevojë të eksperimentojmë dhe ta bëjmë president Haradinajn”, theksoi ajo.
Haxhiu pohoi se për Kosovën do të jetë dëm i madh nëse Haradinaj bëhet president, duke shtuar se ai nuk është kandidat i duhur për president.
Haxhiu në këtë intervistë ka folur edhe për qeverinë Hoti duke thënë se kjo qeverisje ka dështuar në menaxhimin e pandemisë COVID-19 si dhe është qeveri me skandale të mëdha për pak muaj sa është aty.
Sipas Haxhiut skandali më i madh i kësaj qeverie është ai i vjedhjes së 2.1 milionë eurove në thesarin e buxhetit të shteti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'