LAJMI I FUNDIT:

Prishtina e gatshme për ndeshjet me AEK-un, të enjten udhëton për në Athinë

Prishtina e gatshme për ndeshjet me AEK-un, të enjten udhëton për në Athinë
(Foto: kosovahandball.info)

Klubi i hendbollit Prishtina në fundjavë i luan ndeshjet e para evropiane për këtë edicion. Në kuadër të raundit të tretë të Kupës Evropiane, Prishtina takohet me skuadrën e njohur greke, AEK.

Të dy ndeshjet luhen në Athinë. Ndeshja e parë është të shtunën nga ora 18:00, kurse të dielën luhet ndeshja e dytë në termin të njëjta.


Skuadra e Prishtinës sot (e enjte) në ora 17:00 niset për në Athinë. Skuadra prishtinase ka punuar me përkushtim në ditët e fundit, që të jetë e gatshme për ndeshjet me AEK-un që llogaritet favorit.

“AEK-u është ekip shumë i fortë. Ka në përbërje katër lojtarë të Spanjës, një kroat, një serb, një austriak, një brazilian dhe shumë lojtarë kualitativë vendorë. Ekipi ynë është me 100 për qind vendorë. AEK-u është favorit, por do të japim maksimumin”, ka thënë trajneri i Prishtinës, Taib Kabashi.

Prishtina ka angazhuar disa lojtarë nga skuadrat tjera, që në Greqi të paraqitet sa më mirë. Në raundin e dytë të Kupës Evropiane, Prishtina e eliminoi pa lojë Dobrudjan bullgare. Skuadra bullgare hoqi dorë nga ndeshjet. Shorti i raundit të tretë nuk ka favorizuar Prishtinën.

“Kemi disa përforcime dhe disa mungesa. Kemi angazhuar Arbër Currin e Vëllaznimit si dhe Festim Mustafën e Arben Dugollin të Kastriotit”, ka theksuar Kabashi.

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Kalo në kategori