Partitë politike parlamentare në Kosovë tashmë e kanë shprehur se nuk kanë vullnet që të ulen dhe të diskutojnë për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), vazhdon të insistojë se posti i presidentit i takon të parit të kësaj partie, Ramush Haradinaj. Nga kjo parti kanë deklaruar ditë më parë se nuk kanë vota për askënd tjetër përveç Haradinajt si president.
E Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), deri më tani ka refuzuar kandidaturën e Haradinajt.
Kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa ditë më parë tha për Telegrafin se ka këmbëngulje nga disa parti që e votojnë vetëm kandidatin e tyre për president dhe jo ndonjë kandidat tjetër. Ai theksoi se në këtë situatë jemi duke rrëshqitur drejt zgjedhjeve.
Subjekti më i madh opozitar në Kuvendin e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, konsideron se vendit i duhen zgjedhje të reja, prej të cilave do të dalë një qeveri, e cila gëzon mbështetje dhe legjitimitet prej shumicës së qytetarëve.
Kurse nga Partia Demokratike e Kosovës, i kanë quajtur të papranueshme “shantazhet” e subjekteve tjera politike të cilat deklarojnë se nëse nuk ka konsensus për emrin e presidentit vendi shkon në zgjedhje. Nga PDK kanë thënë se kjo parti nuk bëhet palë e një procesi që do të prodhonte një president që thellon përçarjen e brendshme dhe e izolon Kosovën jashtë.
Lidhur me tërë këtë mos koordinim të partive për të gjetur zgjidhje për postin e Presidentit të Kosovës, analistët i shohin të pashmangshme zgjedhjet në vitin e ardhshëm.
Analisti Imer Mushkolaj ka thënë për Telegrafin se mungesa e vullnetit te partive politike për presidentin nënkupton se zgjedhjet janë të pashmangshme.
“Partitë politike duhet të merren vesh për datën e zgjedhjeve. Afatet kushtetuese janë të qarta dhe, po që se partitë nuk arrijnë zgjidhje për presidentin, atëherë zgjedhjet e reja duhet caktuar sa më shpejt. Në këtë mënyrë, legjislatura e re e Kuvendit do të zgjidhte presidentin e ri”, u shpreh Mushkolaj.
Ai shtoi se zgjedhjet e reja duhet të mbahen përpara se të skadojë afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit, respektivisht duhet të merret parasysh koha e nevojshme për t’u krijuar institucionet e reja, në mënyrë që të mund të zgjidhet presidenti.
Edhe Valmir Ismaili nga Demokracia Plus ka thënë se gjasat për zgjedhje të parakohshme po rriten dita-ditës.
“Gjasat për zgjedhje të parakohshme po rriten dita-ditës. Në fakt, tashmë edhe partneri kryesor qeverisës, LDK, ka filluar që t’i shoh si opsion zgjedhjet e parakohshme. Duke i pasur parasysh po ashtu edhe problemet me koalicionin qeveritar, atëherë gjasat për zgjedhje të parakohshme janë më shumë se reale”, ka thënë Ismaili për Telegrafin.
Ai ka shtuar se aktualisht në qeveri kemi një koalicion shumë të brishtë i cili përveç që po ka vështirësi në funksionimin normal të qeverisë, kanë dallime edhe sa i përket emrit të Presidentit.
“Në anën tjetër partitë politike opozitare po ashtu kanë dallime në qëndrime, ku Vetëvendosje kërkon që Presidenti të zgjedhjet pas zgjedhjeve të parakohshme që kërkojnë të mbahen sa më shpejtë, dhe PDK që kërkon që Presidenti të jetë një kandidat i propozuar nga ta. Megjithatë, duke e ditur përbërjen aktuale të Kuvendit dhe qëndrimet aktuale të secilit subjekt politik është e vështirë të mendohet që edhe propozimi i tyre të marrë mbështetjen e duhur”, u shpreh Ismaili.
Ismaili më tej përmendi dy skenarë të mundshëm që mund ta dërgojnë vendin drejt zgjedhjeve.
Sipas tij skenari i parë është që Kuvendi të shpërndahet, dhe në këtë situate do të kishim zgjedhjet në një periudhë ndërmjet 30-45 ditësh pas shpërndarjes së Kuvendit.
“Skenari i dytë do të ishte nëse Kuvendi i Kosovës do të fillonte procedurën e zgjedhjes së Presidentit por do të dështonte që të arrinte të bënte një gjë të tillë brenda një periudhe prej 60 ditësh. Në këtë skenar data e zgjedhjes do të varet nga koha se kur Kuvendi do të filloj procedurën e zgjedhjes së Presidentit. Megjithatë, kjo nuk mund të shkoj më shumë se gjashtë muaj që nga koha kur Presidenti Thaçi ka dhënë dorëheqje”, tha Ismaili.
Kujtojmë se pozita e presidentit hyri në kalkulimet e koalicionit pasi ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaҫi dha dorëheqje për t’u përballur me aktakuzën për krime lufte të ngritur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj