LAJMI I FUNDIT:

AAK i përgjigjet PDK-së: Nuk po kushtëzojmë por nuk e votojmë askënd për president, përveç Haradinajn

AAK i përgjigjet PDK-së: Nuk po kushtëzojmë por nuk e votojmë askënd për president, përveç Haradinajn

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po vazhdon të këmbëngulë se posti i presidentit iu takon atyre.

Anëtari i  Kryesisë së AAK-së, Pal Lekaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nominimi i Ramush Haradinajt për president është bërë për t’i ikur bllokadave të mundshme.


“Siç e dini Aleanca gjatë tërë kohës ka qenë transparente me partnerët në koalicion. Vet nominimi i z. Haradinaj për president është bërë për t’i kontribuar zgjidhjes dhe për t’i ikur bllokadave të mundshme”, u shpreh Lekaj.

I pyetur rreth deklaratës së kryetarit në detyrë të PDK-së, Enver Hoxhaj i cili mbrëmë tha se Haradinaj po shantazhon kur po thotë “ose unë president ose shkojmë në zgjedhje”, Lekaj shtoi se nuk janë duke e kushtëzuar askënd.

Hoxhaj: Haradinaj po shantazhon kur po thotë “ose unë President, ose shkojmë në zgjedhje”
Lexo po ashtu Hoxhaj: Haradinaj po shantazhon kur po thotë “ose unë President, ose shkojmë në zgjedhje”

Lekaj tutje shtoi se AAK-ja nuk ka vota për askënd tjetër përveç Haradinajt si president.

“Ne nuk po e kushtëzojmë askënd, ne kemi kandidatin tonë për president, dhe nuk kemi vota për ndonjë kandidat tjetër të mundshëm. Kjo nuk do të thotë që partitë tjera nuk kanë të drejtën e tyre që të nominojnë kandidatët e tyre për president, munden edhe pa Aleancën ta zgjedhin presidentin sepse janë edhe 105 vota tjera në Kuvend”, u shpreh Lekaj për Telegrafin.

Ai theksoi se çdokush e njeh kontributin e Haradinajt ndër vite në skenën politike, si figurë unifikuese dhe si personalitet që sa herë ka qenë në pyetje vendi ka treguar se është i gatshëm t’i dalë zot shumë proceseve të vështira, duke dalë gjithmonë fitimtar në çdo etapë dhe duke fuqizuar Kosovën.

Ndryshe, Enver Hoxhaj ka thënë se ish-kryetari i PDK-së Kadri Veseli nuk ia ka premtuar Ramush Haradinajt votat e PDK-së për president.

Hoxhaj theksoi është temë e mbyllur që PDK-ja mund ta votojë një kandidat për president që nuk është propozim i partisë që ai e drejton aktualisht.

Në anën tjetër , kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se nuk ka gatishmëri mes partive politike për zgjedhjen e presidentit dhe se vendi po rrëshqet drejt zgjedhjeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori