LAJMI I FUNDIT:

Zgjidhet misteri i ‘tekstit të koduar të vrasësit serik’ të San Franciskos – zbulohet çfarë kishte shkruar ai 51 vjet më parë

Zgjidhet misteri i ‘tekstit të koduar të vrasësit serik’ të San Franciskos – zbulohet çfarë kishte shkruar ai 51 vjet më parë

Një “tekst i koduar” nga ai që njihej si “Vrasësi i Zodiakut” në San Francisko i viteve 1960 dhe ’70 me sa duket është zgjidhur pas 51 vjetësh.

Një ekip i thyerjes së kodeve me anëtarë nga SHBA, Australia dhe Belgjika pretendon se “theu” misterin e disa dekadave dhe raportoi përparimin e tij në FBI, njoftoi të premten San Francisco Chronicle.


“FBI është e vetëdijshme se një shifër që i atribuohet Vrasësit të Zodiakut u zgjidh kohët e fundit nga qytetarë privatë”, ka thënë zëdhënësi i FBI-së në San Francisko, Cameron Rogers Polan, në një deklaratë për Fox News, përcjell Telegrafi.

“Çështja Vrasësi i Zodiakut mbetet një hetim i vazhdueshëm për divizionin e FBI-së në San Francisko dhe partnerët tanë lokalë të zbatimit të ligjit”, është thënë më tej.

Rogers Polan shtoi: “Vrasësi i Zodiakut terrorizoi komunitete të shumta në të gjithë Kaliforninë Veriore dhe edhe pse kaluar dekada, ne vazhdojmë të kërkojmë drejtësi për viktimat e këtyre krimeve brutale. Për shkak të natyrës së vazhdueshme të hetimit dhe për respekt të viktimave dhe familjeve të tyre, ne nuk do të japim komente të mëtejshme në këtë kohë”.

Ndërsa eksperti i thyerjes së kodeve dhe anëtari i ekipit David Oranchak tha se teksti i koduar përfshin: “Shpresoj se po argëtoheni shumë duke u përpjekur të më kapni… Unë nuk kam frikë nga dhoma e gazit sepse do të më dërgojë në parajsë shumë shpejt sepse tani kam mjaft skllevër për të punuar për mua”, raportoi Chronicle.

Sipas FoxNews, “Vrasësi i Zodiakut” ishte përgjegjës për pesë vrasje në zonën e San Franciskos në 1968 dhe 1969.

Pas dekadash hetimi, artikujsh dhe librash të rinj, identiteti i tij mbetet një mister dhe ai ka zënë vendin e tij në “panteonin e vrasësve serikë më famëkeq të historisë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Botë
Biden do ta telefonojë Netanyahun - a do të ndryshojë mendim kryeministri izraelit për një ofensivë në Rafah?

Biden do ta telefonojë Netanyahun - a do të ndryshojë mendim kryeministri izraelit për një ofensivë në Rafah?

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Jordania paralajmëron për

Jordania paralajmëron për "masakër" nëse nuk parandalohet sulmi izraelit në Rafah

Botë
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Kalo në kategori