LAJMI I FUNDIT:

Cavani: Kam refuzuar disa herë Juventusin dhe Interin shkaku i Napolit

Cavani: Kam refuzuar disa herë Juventusin dhe Interin shkaku i Napolit

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Edinson Cavani përsëriti se ai më parë refuzoi transferimet në Inter dhe Juventus për shkak të lidhjes së tij me Napolin.

Cavani, i cili u transferua në Manchester United në një transferim falas në muajin tetor, shënoi 104 gola në 138 ndeshje për klubin napolitan.


Ai arriti nga Palermo për 12 milionë euro në korrik të 2011 dhe kaloi dy sezone me Azzurrët para se të nënshkruhej nga Paris Saint-Germain në korrik të 2013.

Të gjitha lajmet rreth Edinson Cavanit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Edinson Cavanit

Cavani përsëriti se ai ka refuzuar ofertat nga Juventusi dhe Interi më herët në karrierën e tij, për shkak të dashurisë së tij për Napolin.

“Vetëm faleminderit. Unë gjithmonë do të jem mirënjohës ndaj tyre [Napolit]”, ka thënë fillimisht Cavani për MondoNapoli.

“Për këtë arsye u thashë jo shumë klubeve italiane, duke përfshirë Juventusin, i cili më telefononte shpesh, dhe Interin gjithashtu”.

“Nuk mund të bëja një gjest të tillë për Napolitanët. Nëse mendoj për Napolin, mendoj për gëzimin. E di që kam bërë aq shumë për ta dhe ata vazhdojnë të më bëjnë nderime”, përfundoi uruguaiani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë

Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë

Liga e Kampionëve
Michail Antonio zbulon fjalët që bankina e West Hamit i dëgjoi nga Klopp në drejtim të Salah

Michail Antonio zbulon fjalët që bankina e West Hamit i dëgjoi nga Klopp në drejtim të Salah

Premier League
Ancelotti ngreh dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Ancelotti ngreh dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori