LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e Klodian Rashës, protestuesit i vënë flakën pemës së madhe të Vitit të Ri në qendër të Tiranës

Vrasja e Klodian Rashës, protestuesit i vënë flakën pemës së madhe të Vitit të Ri në qendër të Tiranës

Protesta e organizuar sot nga një grup të rinjsh për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia ka përfunduar me akte dhune e vandalizmi ndaj institucioneve.

Pasi dogjën e më pas hodhën në tokë bredhin e Vitit të Ri të vendosur para Kryeministrisë, protestuesit, të zmbrapsur nga ndërhyrja e forcave speciale u drejtuan sërish për në qendër të kryeqytetit.

Ata thyen xhamat e godinës së Ministrisë së Brendshme më tej shkatërruan të gjitha zbukurimet e vendosura për festat e fundvitit para bashkisë, duke shkuar deri në djegien e pemës së madhe të Vitit të Ri të vendosur në qendër të Tiranës.


Të shpërndarë në grupe të vogla, protestuesit janë zhvendosur në drejtim të Drejtorisë së Policë së Tiranës, ku gjithashtu kanë shkatërruar zbukurimet e vendosura për festat e fundvitit.

Policia ka raportuar për 8 efektivë të plagosur gjatë protestës së sotme, nga të cilët 5 te Ministria e Brendshme dhe 3 te Kryeministria. Një pjesë e tyre janë plagosur në kokë, shumica dhe në trup me gurë e sende të forta./euronews.al

Në trend Lajme

Më shumë
Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Politikë
“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur

“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur

Lajme
Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim

Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim

Kronika e Zezë
“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë

“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë

Lajme
Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Lajme
Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë

Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori