LAJMI I FUNDIT:

Bob Dylan shet gjithë katalogun e këngëve të tij

Bob Dylan shet gjithë katalogun e këngëve të tij

Bob Dylan ka shitur të gjithë katalogun e tij të këngëve, që përfshin më shumë se 600 këngë të realizuara për 60 vjet. Shitja është kryer në një “marrëveshje historike” me Universal Music Publishing Group. Marrëveshja midis Dylan dhe kompanisë u njoftua këtë të hënë. Është një ndryshim i madh për këngëtarin dhe autorin e këngëve, i cili ka kontrolluar pjesën më të madhe të pronës së tij intelektuale.

Edhe pse kushtet financiare nuk janë bërë të ditura, “New York Times” shkruan se ajo vlerësohet në më shumë se 300 milionë dollarë.

“Të përfaqësosh trupin e punës së një prej kompozitorëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, është njëkohësisht një privilegj dhe një përgjegjësi”, ka thënë CEO i Universal Music Publishing Group, Jody Gerson.


Ndërsa, Sir Lucian Grainge nga Universal Music Group, ka shtuar se nuk “është sekret që arti i shkrimit të këngëve është çelësi themelor për të gjithë muzikën e shkëlqyer, e as nuk është sekret që Bobi është një nga praktikuesit më të mëdhenj të këtij arti… Të shkëlqyera dhe prekëse, frymëzuese dhe të bukura, depërtuese dhe provokuese, këngët e tij janë të përjetshme – qofshin ato të shkruara më shumë se gjysmë shekulli më parë apo dje”. /Shqip/

Në trend Kultura

Më shumë
Xhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare

Xhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare

Kulture
ASHIK QERIBI

ASHIK QERIBI

Fjala+
Fjalimi i Skënderbeut!?

Fjalimi i Skënderbeut!?

Fjala+
GJUHA SHQYPE

GJUHA SHQYPE

Poezi
Kush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?

Kush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?

Kulture
Historia e çuditshme dhe befasuese e këngës “Non, Je ne Regrette Rien”

Historia e çuditshme dhe befasuese e këngës “Non, Je ne Regrette Rien”

Kulture
Kalo në kategori