LAJMI I FUNDIT:

MPJ: Ligji i ri për shërbimin e jashtëm do të zvogëlojë ndjeshëm kuotën e emërimeve politike

MPJ: Ligji i ri për shërbimin e jashtëm do të zvogëlojë ndjeshëm kuotën e emërimeve politike

Në prezencën e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, u mbajt punëtoria e radhës e grupit punues për rishikimin e Ligjit të ri për Shërbimin e Jashtëm, ku u shqyrtuan komentet e fundit të draft-ligjit para se ai të dërgohet për konsultim dhe miratim në Qeveri.

Sipas MPJ-së, ligji i ri për Shërbimin e Jashtëm do të zvogëlojë ndjeshëm kuotën e emërimeve politike dhe do të ofrojë saktësi të dispozitave si dhe siguri juridike për diplomatët e karrierës.


“Ky ligj do të krijojë një shërbim të jashtëm funksional, efikas dhe të bazuar në llogaridhënie precize. Ministrja Haradinaj-Stublla i ka ofruar mbështetjen e plotë të saj anëtarëve të Grupit Punues, që drafti final i këtij Ligjit të jetë profesional me synimin që të eliminojë çdo mundësi për keqinterpretim të tij, siç ka ndodhur në të kaluarën, dhe të zvogëlojë dukshëm kuotën e emërimeve politike në diplomaci”, thuhet në komunikatë.

Me këtë rast, ministrja Haradinaj-Stublla tha se ky është momenti i duhur që ky ligj të miratohet sa më shpejtë, marrë parasysh nevojën për përshtatjen me aktualitetin e ri në politikën e jashtme, si dhe faktin se Shërbimi i Jashtëm funksionon me ligje të miratuara para dymbëdhjetë viteve.

“E vlerësoj punën e madhe të Grupit Punues, i cili po punon me përshkushtim dhe profesionalizëm në finalizimin e Ligjit të ri për Shërbimin e Jashtëm të Kosovës, i cili do ta ketë përkrahjen time të plotë deri në fund. Me këtë ligj eliminohen boshllëqet dhe paqartësitë aktuale që lejojnë keqzbatimin dhe interpretimin e pasaktë”, u shpreh ajo.

Me kërkesë të ministres Haradinaj-Stublla, duke u bazuar në prioritetet qeverisëse, Ligji i ri, po ashtu, do të ketë si dispozitë kalimtare edhe vettingun diplomatik – të paralajmëruar nga shefja e diplomacisë kosovare qysh në fillim të mandatit të saj.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori