LAJMI I FUNDIT:

A do të votohet Kodi Civil? Gazetari gjerman Martens rikthen sërish deklaratën e Kurtit për martesat e gjinisë së njëjtë

A do të votohet Kodi Civil? Gazetari gjerman Martens rikthen sërish deklaratën e Kurtit për martesat e gjinisë së njëjtë
Foto: Arkiv

Gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens sërish ka rikthyer çështjen e Kodit Civil në Kosovës dhe deklaratën e kryeministrit Albin Kurti gjatë qëndrimit në Gjermani lidhur me martesat e së një gjini.

Martens në një shkrim të publikuar thotë se megjithatë është e pasigurt nëse Kurti do të mund të bëjë të vërtetën njoftimin e tij në Berlin pasi votimi i Kodit Civil në Kuvendin e Kosovës kishte dështuar edhe në vitin 2022.


Gazetari gjerman përmend se lidhur me Kodin Civil, rrjedhimisht çështjen e martesave të së njëjtës gjini deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë të ndarë, ndërkaq po ashtu përmend kundërshtimet e bashkësive fetare.

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
Lexo po ashtu A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

“Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një vizitë të fundit në Berlin njoftoi se vendi i tij synon t’u ofrojë qytetarëve të saj të drejtën e bashkimeve civile të të njëjtit seks ‘në të ardhmen shumë të afërt’. Nëse kjo ndodh, do të ketë një rëndësi përtej Kosovës, Ballkanit dhe Evropës.

Kosova do të ishte vendi i parë – dhe mund të jetë për një kohë të gjatë i vetmi – me popullatë shumicë myslimane, në të cilin çiftet e të njëjtit seks mund t’u njihej me ligj marrëdhëniet e tyre, me të gjitha të drejtat që vijnë me të: ligjin e trashëgimisë, taksat, pacienti,. të drejtat, sigurimet shoqërore etj”, shkruan Martens.

Ai tutje thotë e përkufizimi i Kosovës si “vend mysliman” është i paqartë dhe madje mund të jetë mashtrues, pasi sipas Kushtetutës së saj, Kosova është shtet laik dhe se realiteti në Kosovë i përgjigjet këtij përkufizimi.

Deputeti i LVV-së kundër Kodit Civil: Nuk do ta votoj asnjëherë një ligj të tillë i cili e cenon familjen
Lexo po ashtu Deputeti i LVV-së kundër Kodit Civil: Nuk do ta votoj asnjëherë një ligj të tillë i cili e cenon familjen

“Megjithatë, është e pasigurt nëse Kurti do të mund ta bëjë të vërtetë njoftimin e tij. Ai e provoi një herë më parë – dhe dështoi. Kjo ishte në vitin 2022, kur Parlamenti i Kosovës nuk miratoi një Kod të ri civil…

Ai dështoi për shkak të një dispozite të vetme, konkretisht nenit 1138, i cili thotë: ‘Lejohen bashkimet civile të regjistruara ndërmjet personave të së njëjtës gjini;. Partia qeverisëse ‘Vetëvendosje’ ishte e ndarë për këtë çështje.

Pak para votimit në parlament, krerët e disa grupeve fetare kishin krijuar një aleancë të pazakontë për të paralajmëruar politikanët, duke nënvizuar se megjithëse mund të mos bien dakord për asgjë tjetër, ata pajtohen shumë për një gjë – pa të drejta për homoseksualët.

Kontribuuesi më i njohur në këtë koalicion është Naim Tërnava, lider i Bashkësisë Islame në Kosovë. Me rastin e iftarit të 10 prillit, Myftiu Tërnava sërish ka paralajmëruar qeverinë që të mos vendosë të drejtën për partneritete të të njëjtit seks…

Unë kontaktova Bashkësinë Islame të Kosovës duke i pyetur ata nëse do të qëndrojnë vetëm verbalisht kundër planeve të Kurtit apo do të organizonte protesta dhe demonstrata, siç bëri së fundi Kisha Ortodokse në Greqi.

Pra, çfarë tani? A do të ketë një shumicë parlamentare në një përpjekje të dytë? Apo “krahu islamik” i Vetëvendosjes, siç e quajnë disa media, do ta votojë sërish kundër, me abstenimin e opozitës?”, shkruan tutje Martens.  /Telegrafi/