Një muaj pushim për nxënësit e shkollave në Kosovë mund të ndikojë tek fëmijët nëse kjo nuk kompensohet në mënyrë të rregullt dhe profesionale.
Qeveria e Kosovës ditë më parë ka deklaruar se gjysmëvjetori i parë do të përfundojë më 18 dhjetor dhe kjo për shkak të situatës me pandeminë COVID-19, ndërkaq, njohës të arsimit në vend thonë se pas këtij vendimi duhet që viti shkollor të vazhdoj edhe në muajin korrik në mënyrë që fëmijët mos të dëmtohen.
Drejtori ekzekutiv i Qendrës për Arsim të Kosovës, Dukagjin Pupovci në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nëse është vlerësuar se kjo periudhë e fund vitit mund të shkaktoj më shumë raste të infeksionit është e arsyeshme që edhe viti shkollor të përfundoj më herët.
Sipas tij, duhet pasur parasysh që viti shkollor të vazhdojë edhe në muajin korrik në mënyrë që fëmijët mos të dëmtohen.
“Ky vendim është marr në bazë të rekomandimeve të ekspertëve shëndetësor, dhe nëse është vlerësuar se kjo periudhë e fund vitit mund të shkaktoj më shumë raste të infeksionit atëherë është e arsyeshme që edhe viti shkollor të përfundoj më herët, pasi humbën katër ditë jo më shumë. Mirëpo, duhet pasur parasysh që viti shkollor të vazhdojë edhe në muaji korrik në mënyrë që fëmijët mos të dëmtohen”, ka thënë Pupovci.
Ai theksoi se nëse ndodh që pushimi zgjat një muaj dhe viti shkollor përfundon si zakonisht, atëherë kjo me siguri do të jetë një veprim shumë i gabuar, pasi do t’i dëmtoj fëmijët më shumë se që i ka dëmtuar kjo pandemi.
“Konsideroj nëse përcaktohet një kohë më e gjatë e pushimit dimëror, me kusht që të shkurtohet pushimi veror nxënësit nuk dëmtohen. Por nëse ndodh që pushim të zgjas një muaj dhe mësimi të përfundoj si zakonisht atëherë kjo me siguri do të jetë një veprim shumë i gabuar që do t’i dëmtoj fëmijët edhe më shumë se që i ka dëmtuar kjo pandemi”, u shpreh ai.
Ndërsa, drejtori i Insitutit EdGuard, Rinor Qehaja tha se ky vendim ka sjell pasiguri dhe kundërshti.
Qehaja po ashtu tha se komuniteti i shkollës gjatë kësaj periudhe ka qenë i anashkaluar dhe në mjegull të informimit.
“Vendimi për përfundim të hershem të procesit mësimor për këtë vit sado që thirret si reagim karshi situatës pandemike, mos komunikimi i hapur me komunitetin paevitueshëm na sjell pasiguri dhe kundërshtim. Komuniteti i shkollës gjatë kësaj periudhe ka qenë i anashkaluar dhe në mjegull të informimit – pra, mësimdhënës, prindër dhe nxënës, e meritojnë të dinë se kush është evidence empirike karshi këtij vendimi. Mësimi është proces i shenjt, dhe ndërprerja duhet të vie si kalkulim mes rrezikut që nxënësit kanë nga pandemia në shkollë dhe dëmit që vie nga mungesa në shkollë, e në mendimin tim, kjo e fundit përkundrazi i ve nxënësit më në rrezik”, vlerësoi ai.
“Vlerësimi PISA do të ketë ndikim negativ në të gjithë botën jo vetëm në Kosovë. Të gjithë fëmijët gjatë mësimit online kanë shënuar atë që quhet humbje mësimore. Në Kosovë respektivisht në Ballkan, vetëm në pranverën e kaluar 25 për qind të fëmijëve kanë marr pjesë në mësimin online, ndërsa 40 për qind për fëmijët që nuk kanë marrë pjesë në mësimin online. Prandaj nuk duhet t’i përcaktojmë veprimet tona në bazë të rezultateve PISA, e cila do të mbahet në vitin 2022, por duhet ta shohim situatën konkrete që të nxjerrim efekt sa më pozitiv dhe t’i minimizojmë efektet negative të kësaj situate”.
Edhe Qehaja shtoi se periudha e pushimit prej një muajsh do t’i shpërqendroj nxënësit karshi procesit mësimor, në një proces që tashmë veç është dëmtuar shumë.
“Dëmi i kësaj periudhe jashtë shkollës do të shkoj përtej mësimdhënies, dhe do të përcjellët tutje për vitet në vijim, qoftë në rezultatet të vlerësimeve të jashtme si ai i PISA, por edhe ne zhvillimin akademik dhe profesional të të rinjve”, tha ndër të tjera, Qehaja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kapet me 16 kilogram kokainë, arrestohet shqiptari në Itali
Vrasja e biznesmenit Eduart Reçi, një nga vëllezërit kyç gojën, viktima vëzhgohej prej pesë ditësh
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A