LAJMI I FUNDIT:

Pas zhdukjes së saj 23 vjet më parë, ekspozohet “Portreti i zonjës”

Pas zhdukjes së saj 23 vjet më parë, ekspozohet “Portreti i zonjës”

Ishte shkurti i vitit 1997 kur “Portreti i zonjës” u vodh në galerinë “Ricci Oddi” në Piaçenza. Ndërkohë, në dhjetor të 2019-s u gjet në oborrin e së njëjtës galeri.

Ishin kopshtarët e gjelbërimit ata që gjetën pikturën në një zgavër të mbrojtur nga një derë metalike. Piktura ishte e fshehur mes shtresave të trasha të derës dhe ishte e mbështjellë me një qese plastike të zezë. Dukej se ishte e padëmtuar.

“Rishfaqja e pikturës përsëri ndaj artdashësve është mbi të gjitha një dhuratë për qytetin e Piaçenzas, i tronditur nga pandemia që ka goditur vendin tonë dhe të gjithë botën”, deklaroi pronari i galerisë, Massimo Ferrari.


Nga ana tjetër, piktura e rimarrë është pjesë e një serie portretesh që Klimti përfundoi në vitet e fundit të jetës së tij, midis 1916 dhe 1918.

Pas zhdukjes që ndodhi 23 vjet më parë, ajo u shfaq në një ekspozitë të galerisë “Ricci Oddi”. /Shqip/

Në trend Kultura

Më shumë
ASHIK QERIBI

ASHIK QERIBI

Fjala+
Kush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?

Kush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?

Kulture
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar

Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar

Kulture
145

145

Poezi
Art me letër

Art me letër

Kulture
REFLEKTIME

REFLEKTIME

Poezi
Kalo në kategori