Bizneset e vogla nuk po arrijnë të mbijetojnë në një treg ku konkurrenca sa vjen e po shtohet nga zinxhirët e mëdhenj të tregtimit dhe ku konsumi është në tkurrje.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i ndërmarrjeve me 1-4 të punësuar ka ardhur vazhdimisht në ulje që nga viti 2016. Në fund të 2019-së, në vend kishte 89.3 mijë biznese të vogla, nga gati 97 mijë që u shënua niveli rekord në 2016-në, me një rënie prej 7.5 për qind, ose rreth 7,300 subjekte më pak.
Në të kundërt, bizneset më të mëdha duket se po shkojnë drejt konsolidimit dhe rritjes. Numri i subjekteve me 5-9 të punësuar është rritur me gati 18 për qind në periudhën 2016-2019, duke arritur në 7,472.
Më e fortë ka qenë rritja e ndërmarrjeve që kanë nga 10 deri në 49 të punësuar, që në katër vitet e fundit janë shtuar me 32 për qind, duke arritur në 5,836.
Ndonëse në rritje, vendi ka shumë pak sipërmarrje të mëdha, që kanë mbi 50 punonjës. Numri i tyre është 1,429 në fund të 2019-së, me një zgjerim prej gati 25 për qind në katër vitet e fundit.
Në total, numri i subjekteve në vend në 2019-në ishte 4 për qind më i ulët se në 2016-në, rreth 4,400 ndërmarrje më pak, që ka ardhur tërësisht si rrjedhojë e mbylljes së të vegjëlve.
Pavarësisht rritjes së të mëdhenjve, subjektet e vogla me deri në 4 të punësuar janë mbizotëruese, duke përbërë 86 për qind të ndërmarrjeve në vend. Ato janë të rëndësishme sidomos sa i përket punësimit, ku pjesa më e madhe janë të vetëpunësuar. Sipas INSTAT, në fund të 2019-së kishte 147 mijë të punësuar në këto ndërmarrje, ose gati 28% e punësimit në privat në total.
Subjektet me 5-9 të punësuar përbënin 7.2 për qind të numrit të ndërmarrjeve në vend. Në to janë të punësuar 48 mijë punonjës ose 9.1 për qind e totalit.
Më e rëndësishme është pesha në punësim i ndërmarrjeve me 10-49 të punësuar, që kanë në listë pagesa rreth 115 mijë punonjës (gati 22 për qind e totalit).
Ndërmarrjet me mbi 50 të punësuar zënë 1.4 për qind të totalit të subjekteve që ushtrojnë aktivitetin në vend, ndonëse këto të fundit janë të rëndësishme sa i përket qarkullimit vjetor dhe punësimit, me 220.5 të punësuar në vend, duke qenë më të rëndësishmit në vend në listëpagesat e subjekteve private.
Sipas INSTAT, Gjatë 2019, nga vrojtimi rezulton se ndërmarrjet me 50 e më shumë të punësuar japin kontributin kryesorë në ekonomi dhe realizuan 46.8 për qind të shitjeve neto, 41.6 për qind të të punësuarve gjithsej dhe 56.3 për qind të investimeve edhe pse përbëjnë vetëm 1.4 për qind të ndërmarrjeve aktive. /Monitor/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City