Ndonëse Rusia është një nga vendet që po e kalon me çmimin më të rëndë valën e dytë të pandemisë COVID-19, regjimi i Moskës po bën ç’është e mundur për të fshehur dështimet e tij.
Të martën e kaluar u arrit shifra rekord e 491 të vdekurve që e çoi në 37,031 numrin zyrtar të atyre që kanë humbur jetën nga sëmundja. Por mjekë, statisticienë dhe ekspertë të pavarur e bëjnë këtë shifër disa herë më të lartë.
“Statistikat e Agjencisë Shtetërore e Shëndetësisë (Rospotrebnazor) janë kokë e këmbë një gënjeshtër”, i ka thënë gazetës franceze Le Figaro, demografi Alexei Rakcha.
Sipas të dhënave që ai ka mbledhur nga gjendja civile rezulton se përgjatë këtij viti ka 330 mijë të vdekur më shumë, 80 për qind e të cilëve nga COVID-19. Pra një shifër tetë herë më e lartë se ajo zyrtarja që e rendit Rusinë për numrin e vdekjeve pas tre vendeve të para si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Brazili dhe India.
Rakcha është edhe më shumë pesimist. Sipas projeksioneve, ai e llogarit në 300 mijë numrin e të vdekurve deri në fund të 2020.
“Me gjysmën e popullsisë të Amerikës (147 milionë Rusia dhe 328 milionë Shetet e Bashkuara) ne numërojmë pak më tepër vdekje se ata (264 mijë me 252 mijë deri më 20 nëntor)”, thotë Rakcha.
Sipas tij, 70 për qind të vdekjeve nga COVID-19 në Moskë dhe 80 për qind në provinca nuk raportohen si të tilla.
Nga hukumtimi i të përditshmes franceze që ka lexuar Lapsi, shifrat manipulohen nga metodologjia e numërimit që përdor ministria ruse e shëndetësisë. Për shembull, ka zona ku numri i jetëve të humbura nga COVID-19 është i ulët por ai i vdekjeve nga pneumonia ka kërcyer mbi 30 për qind në krahasim me vitet e tjera.
Një tjetër ekspert i pavarur që ka folur për Le Figaro, ka përdorur një algoritëm për të treguar se në zonat ku vidhen më shumë zgjedhjet, janë të njëjtat me ato ku vdekjet nga COVID-19 fshihen më tepër. Problemi qëndron tek guvernatorët e provincave të cilët kanë frikë të flasin hapur për mungesat e sistemit shëndetësor, nga droja se Vladimir Putin i shkarkon menjëherë.
Ndonëse presidenti rus deklaroi së fundmi se, “nuk është e nevojshme të zbukurohet realiteti dhe të pretendohet se gjithçka po shkon mirë, pasi askush nuk ka nevojë për raporte të mira dhe fshehje të problemeve”, në terren ndodh e kundërta.
I njëjti fenomen po vihet re edhe me vaksinën. Rusia pretendon se ka zbuluar dy të tilla, Sputnik V dhe EpiVakCorona e prodhuar në laboratorët sekretë të Novosibersk. Ndonëse këto vaksina gjenden ende në fazën e tretë, të provave klinike, kjo nuk i ka penguar drejtuesit e institutit Gamaleya të deklarojnë se deri më tani kanë vaksinuar një milionë e gjysmë njerëz.
“Për Rusinë është më e rëndësishme prestigji i vendit të parë që zbuloi vaksinën”, thotë biologia molekulare Irina Iakoutenko. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe