LAJMI I FUNDIT:

Në Turqi hyn në fuqi shtetrrethimi anti-coronavirus

Në Turqi hyn në fuqi shtetrrethimi anti-coronavirus

Disa kufizime të reja, të njoftuara nga presidenti Recep Tayyip Erdogan për të frenuar përhapjen e COVID-19 hyjnë sot në fuqi.

Një shtetrrethim natën do të fillojë në orën 20:00, që do të mbahet vetëm gjatë fundjavës, deri në orën 10:00 të ditës pasardhëse.

Kufizimi do të marrë fund të hënën në orën 05:00 për të mundësuar rifillimin e aktiviteteve të punës, raporton ATSh.


Qytetarët e moshës mbi 65 vjeç dhe nën 20 vjeç do të jenë në bllokim, me kusht që të mos jenë punonjës, të cilëve do t’u jepen hapësira për të dalë përkatësisht mes moshës 10 dhe 13 vjeç dhe 13-16 vjeç.

Gjithashtu është planifikuar vetëm mësimi në distancë dhe mbyllja e kinemave dhe teatrove deri në fund të vitit, ndërsa restorantet do të shërbejnë me dërgesa në shtëpi.

Më në fund, garat sportive profesionale mund të vazhdojnë, por pa publik.

Turqia ka regjistruar një kulm të infeksioneve dhe viktimave në valën e dytë në ditët e fundit, duke iu afruar niveleve maksimale absolute të prillit.