LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Serbia ende e mban të fshehur fatin e të zhdukurve të Kosovës

Hoxhaj: Serbia ende e mban të fshehur fatin e të zhdukurve të Kosovës

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka thënë se Serbia ende mban fshehur fatin e të zhdukurve të Kosovës.

Hoxhaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se ky fakt i hidhur është rikthyer në vëmendje këto ditë prej gjetjes së mbetjeve mortore në Kizhevak, afër Rashkës në Serbi.


“Kosova sot është në ditët e saj më të vështira duke u përballur me përpjekjet shumëvjeçare të Serbisë për të njollosur luftën tonë për liri e cila përbën themelin e shtetit tonë. Për më tepër, që Serbia jo vetëm që nuk është distancuar nga krimet e kryera por ende mban fshehur fatin e të zhdukurve të Kosovës, fakt i hidhur ky që u rikthye në vëmendje këto ditë prej gjetjes së mbetjeve mortore në Kizhevak, afër Rashkës”, ka shkruar ai.

Tutje Hoxhaj tha se pas zhvillimeve të fundit me ngritjen e aktakuzës ndaj ish udhëheqësve të luftës çlirimtare, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Salih Mustafa, Nasim Haradinaj e Hysni Gucati, është momenti për reflektim dhe solidarizim me ta, familjet e tyre dhe popullin e Kosovës.

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një nga kapitujt më të lavdishëm të historisë së dhimbshme të kombit tonë, që sot mbush me krenari çdo shqiptar dhe që bëri Ballkanin një rajon më të drejtë e më paqësor”, tha ai.

Hoxhaj theksoi se akuzat që janë gatuar nga Serbia dhe Rusia, nuk duhet ta gjej Kosovën të përçarë e të papërgatitur.

“Akuzat që janë gatuar nga kundërshtarët e lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës, Serbia dhe Rusia, nuk duhet të na gjej të përçarë e të papërgatitur. Prandaj instrumentalizimi politik i procesve gjyqësore ndaj liderëve të UÇK-së, për politikë ditore partiake, pavarësisht në Kosovë, Shqipëri e diku tjetër, nuk i shërben aspak Kosovës, përkundrazi, e dëmton rëndë atë. Nuk i ndihmon as shokët tonë në Hagë. Të gjendur përballë kësaj situate kritike e të rëndë, unë bëj thirrje për vetëdije të lartë patriotike, solidaritet e unitet të mbarë faktorit politik shqiptar, në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe në trojet e tjera shqiptare. Historia e ka dëshmuar që shqiptarët ia kanë dalë t’i tejkalojnë sfidat e sulmet vetëm kur kanë qenë të bashkuar”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori