LAJMI I FUNDIT:

Trump nuk po dorëzohet: Presion, mashtrim e vjedhje të votave në Michican dhe Georgia

Trump nuk po dorëzohet: Presion, mashtrim e vjedhje të votave në Michican dhe Georgia

Presidenti amerikan Donald Trump nuk po heq dorë nga Michigani.

Pasi komisioni në Qarkun Wayne, më i madhi në Miçigan, së pari refuzoi të konfirmonte rezultatet e zgjedhjeve dhe më pas ndryshoi vendimin e tij, Trump tani pretendon se republikanët që votuan për konfirmimin, refuzuan të nënshkruanin dokumentet.


Një dramë e vërtetë me përmbysje ndodhi në Michigan. Së pari, presidenti amerikan njoftoi se komisioni në Qarkun Wayne, ku ndodhet qyteti më i madh i Detroit, refuzoi të konfirmonte rezultatet, sepse kishte më shumë vota sesa votuesit e regjistruar në vendvotime të caktuara, transmeton Telegrafi.

Pas kësaj, komisioni konfirmoi rezultatet e zgjedhjeve. Sidoqoftë, Trump tani pretendon se përfaqësuesit e republikanëve në komision votuan për konfirmimin nën presion dhe se ata nuk pranuan të nënshkruanin dokumentet.

Trump përsëriti se zgjedhjet ishin manipuluar sepse përfaqësuesit republikanët nuk u lejuan të vëzhgonin numërimin e votave, sepse kishte probleme me makineritë e votimit, sepse ata votuan sepse qendrat e votimit u mbyllën.

Ai shkroi në llogarinë e Twitterit se Michigan nuk mund të konfirmojë rezultatet e zgjedhjeve sepse ka më shumë vota sesa votuesit dhe deklaroi se “Demokratët bënë një mashtrim të madh, por ata u kapën, republikanët fituan”.

Trump gjithashtu iu referua numërimit manual të votave në Georgia, i cili pasoi sepse ndryshimi i votave midis dy kandidatëve ishte shumë i vogël. Ai shkroi se u gjetën mijëra vota të rreme, por që mashtrimi i vërtetë ishte mospërputhja e nënshkrimeve në zarfat në të cilat fletët e votimit u dërguan me postë dhe se dekreti i miratuar nga autoritetet gjeorgjiane ishte antikushtetues, gjë që pretendon Trump e bën të pamundur verifikimin e nënshkrimeve.

Në trend Botë

Më shumë
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Stormy Daniels si dëshmitare në gjykimin kundër Donald Trumpit - pesë gjërat që nuk diheshin rreth 'miqësisë' së tyre

Stormy Daniels si dëshmitare në gjykimin kundër Donald Trumpit - pesë gjërat që nuk diheshin rreth 'miqësisë' së tyre

Amerika
Biden tha se nuk ta furnizojë me armë Izraelin, Netanyahu: Nëse duhet të qëndrojmë vetëm, do të qëndrojmë

Biden tha se nuk ta furnizojë me armë Izraelin, Netanyahu: Nëse duhet të qëndrojmë vetëm, do të qëndrojmë

Azia
Gruaja braziliane u bë e famshme pasi vendosi ta lëshojë mjekrën - ajo ka një mesazh të fuqishëm për njerëzit

Gruaja braziliane u bë e famshme pasi vendosi ta lëshojë mjekrën - ajo ka një mesazh të fuqishëm për njerëzit

Amerika Latine
Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Amerika
Ukraina nisi sulme më të thella në Rusi, goditi një rafineri 1500 kilometra larg territorit të saj

Ukraina nisi sulme më të thella në Rusi, goditi një rafineri 1500 kilometra larg territorit të saj

Evropa
Kalo në kategori