Coca-Cola HBC Kosova po organizon këtë program për të tretin vit radhazi. Për shkak të rrethanave të reja, këtë vit është mbajtur online një Webinar programi për të fuqizuar të rinjtë në Kosovë përmes historive frymëzuese të folësve të ndryshëm nga fusha të ndryshme të jetës.
Gjatë këtij eventi pjesëmarrësit morën këshilla konkrete dhe praktika të dobishme për zhvillimin e karrierës së tyre nga mentorët që kanë qenë prezent si Shpend Lila (ICK), Lum Dalipi (Shkolla Digjitale), Agnesa Vuthaj, Alaudin Hamiti dhe Rita Saraçi.
Pjesëmarrësit e programit janë të rinj të moshës 18-30 vjeç. Midis tyre është Leutrim Braha i cili tregon se është shumë optimist se do të marrë njohuritë e nevojshme që do t’i shërbejnë në të ardhmen. “Më lejoni t’iu them se në eventin e sotëm (të gjitha 6 sesionet), ishin dobiprurëse për ne, që morëm pjesë në këtë event online” ka thënë ai.
Ky event online është vlerësuar nga të pranishmit si fuqizuese për të rinjtë, duke i motivuar ata të zhvillojnë aftësi të reja dhe të jenë më konkurrues në tregun e punës, duke pasur parasysh nivelin e lartë të papunësisë me të cilin përballet vendi ynë. Përfaqësuesi i Coca-Cola HBC Kosova, Ilir Cakolli tha se është shumë i lumtur kur sheh që kaq shumë të rinj janë të interesuar për vetë-zhvillim. Ne shohim që kemi mundësi, kemi potencial dhe është e nevojshme që pjesëmarrësit të shohin mundësi punësimi dhe të motivohen nga ky program për të ecur përpara dhe për të ndërtuar të ardhmen e tyre”.
Ky program në internet ka një moto dhe është “Ti je e ardhmja jote” prandaj Coca-Cola HBC Kosova do të vazhdoj të mbështesë të rinjtë për të ndërtuar perspektivën e tyre më të mirë të jetës.
Kjo nuk është seanca e fundit në internet, tregon Coca Cola HBC Kosova. Në të ardhmen në faqen e internetit https://www.coca-colaperkrahrinine.com/ do të ketë sesione të ndryshme të organizuara me mentorë dhe punonjës të Coca-Cola HBC Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Grupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 milionë euro
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe