LAJMI I FUNDIT:

Usain Bolt beson se ‘super-atleti’ Cristiano Ronaldo do ta mposhte atë në një garë ditëve të sotme

Usain Bolt beson se ‘super-atleti’ Cristiano Ronaldo do ta mposhte atë në një garë ditëve të sotme

Kampioni i shumëfishtë i atletikës, Usain Bolt, beson se sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, do ta mundte atë nëse do të garonin në vrapim.

Atletik nga Xhamajka vrapoi 100 metra sprint në një rekord botëror prej 9.58 sekonda në Kampionatin Botëror të Atletikës në Berlin më 2009, por nuk ka qenë aq i përkushtuar në trajnimin e tij që nga pensionimi nga atletika në vitin 2017.


Pesë herë fituesi i Topit të Artë, Ronaldo vrapoi 92 metra brenda 10 sekondave me 33.12 km/h për Juventusin kundër Napolit në shtator të 2019, ndërsa regjistroi gjithashtu shpejtësinë më të shpejtë në Kupën e Botës 2018.

Askush nuk është i përkryer, legjendat sportive kanë statistika të tmerrshme në disa aspekte – Nga Messi e Bolt, tek Nadal e Hamilton  
Lexo po ashtu Askush nuk është i përkryer, legjendat sportive kanë statistika të tmerrshme në disa aspekte – Nga Messi e Bolt, tek Nadal e Hamilton  

Dhe Bolt, i cili në mënyrë të pasuksesshme u përpoq të kalonte në futboll profesional, llogarit se ‘super-atleti’ Ronaldo, që vazhdon ende në formë me 35 vjeç, është më i shpejtë se ai në ditët e sotme.

“Me siguri që Cristiano është më i shpejtë se unë”, ka thënë fillimisht Bolt për Marca Sport Weekend.

“Për mua ai punon çdo ditë, ai është një super-atlet”.

“Ai gjithmonë në majë të lojës së tij, punon shumë dhe është i përqendruar”.

Usain Bolt zbulon emrat e tre futbollistëve që do t'i merrte me vete në garën 4x100 metra
Lexo po ashtu Usain Bolt zbulon emrat e tre futbollistëve që do t'i merrte me vete në garën 4x100 metra

“Tani për tani unë patjetër mendoj se ai do të ishte më i shpejtë se unë”, përfundoi atleti i njohur.

Bolt në të kaluarën kur u pyet nga FIFA.com se cilët lojtarë do të kishte me vete në një garë stafetë 4×100 metra, njeriu më i shpejtë në botë zgjodhi Ronaldon, Gareth Bale dhe Kylian Mbappe. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori