LAJMI I FUNDIT:

Askush nuk është i përkryer, legjendat sportive kanë statistika të tmerrshme në disa aspekte – Nga Messi e Bolt, tek Nadal e Hamilton  

Askush nuk është i përkryer, legjendat sportive kanë statistika të tmerrshme në disa aspekte – Nga Messi e Bolt, tek Nadal e Hamilton  
Yjet botërore (Foto: Marca.com)

Në këtë shkrim, merr kuptim thënia “Askush nuk është perfekt”. Madje, as disa nga yjet më të mëdha të sportit të kohës moderne nuk janë të përkryer edhe pse kanë fituar shumë e shumë trofe ndër vite.

Lionel Messi, Usain Bolt dhe Rafael Nadal janë legjenda në sportet e tyre përkatëse, por të gjithë kanë gabimet e tyre dhe këto statistika tregojnë se këta sportistë të klasit botëror janë njerëzorë.


Gazeta spanjolle Marca ka bërë një përmbledhje për dobësitë e disa prej legjendave sportive, ndërsa portali juaj Telegrafi ua sjell më poshtë:

Marc Marquez dhe rrëzimet e tij

Që nga mbërritja në garat profesionale të MotoGP, kampioni i gjashtëfishtë botëror ka pësuar gjithsej 120 rënie nga motoçikleta e tij.

Numri i rrëzimeve të spanjollit në vitin 2019 ishte 14, dhe kjo statistikë ishte shumë më i ulët se 23 rrëzimet e tij në sezonin 2018.

Rafael Nadal dhe rekordi i dobët në palestra të mbyllura

Gjatë karrierës së tij, Nadal ka fituar gjithsej 82 tituj turnesh, por vetëm dy prej tyre kanë ardhur nga ndeshjet në ambiente të mbyllura.

E para ishte në “Madrid Masters” të vitit 2005 dhe e dyta doli në terrenet me baltë në Sao Paulo në vitin 2013.

Spanjolli ka humbur pesë finale në ndeshjet nën çati – Basel 2015, finalen ATP në Londër 2010 dhe 2013, Rotterdam 2009 dhe Paris 2007.

Luka Doncic dhe humbjet e shpeshta të topit

Vetëm dy lojtarë kanë humbur topin më shpesh se organizatori slloven në NBA.

Doncic ka gjithsej 105 topa të humbur që do të thotë se ai ka mesatarisht 4,6 humbje të topit në lojë.

James Harden dhe përqindja e tmerrshme e saktësisë

Ylli i Houston Rockets është i njohur për shënimin e shumë pikëve brenda ndeshjes, por kjo nuk do të thotë që ai ka një mesatare të lartë suksesi.

Ai ka provuar më shumë goditje për tre pikë dhe më shumë gjuajtje të lira se kushdo tjetër dhe ai radhitet në vendin e 122-të për sa i përket shkallës së konvertimit me gjithsej 317 përpjekje dhe një mesatare prej 13 për qind që janë të suksesshme.

Lionel Messi dhe penalltitë

Ylli i Barcelonës ka humbur gjithsej 26 penallti gjatë karrierës së tij si për klubin ashtu edhe për kombëtaren.

Ai ka humbur 12 penallti në La Liga Santander, gjashtë në Copa del Rey, tre në Ligën e Kampionëve, një në Superkupën e Spanjës, një në Kupën e Botës dhe tre në miqësore me Argjentinën.

Cristiano Ronaldo dhe gjuajtjet e lira

Portugezi njihet gjerësisht për teknikën e tij revolucionare të gjuajtjeve të lira, por ai nuk është në të vërtetë aq i frytshëm prej tyre.

Që kur nënshkroi për Juventusin, Ronaldo nuk ka shënuar asnjë gol të vetëm nga goditjet e dënimit në një ndeshje konkurruese dhe është akoma përpara Miralem Pjanic (shënuesi më i mirë i gjuajtjeve të lira në Serie A) në hierarkinë e goditësve të klubit.

Usain Bolt dhe starti i tij i dobët

Pavarësisht se ka vendosur rekorde botërore si në 100 metra ashtu edhe në 200 metra, sprinteri xhamajkan është i njohur se vuan nga fillimet e ngadalta.

Në fakt, ai ishte atleti i shtatë më i shpejtë nga blloqet për rekordin e tij të parë në botë për 100 metra vrap në Pekin në vitin 2008 dhe ai ishte i gjashti më i ngadalshëm se koha e tij aktuale me rekord botëror prej 9.58 sekondash në Berlin në 2009.

Lewis Hamilton dhe çalimi në ‘pole-position’

Shoferi britanik mund të ketë mbrojtur titullin e tij botëror në vitin 2019, por ai nuk e mbylli vitin si piloti me më shumë ‘pole-position’.

Charles Leclerc i Ferrarit e përfundoi sezonin me shtatë ‘pole-position’ në krahasim me pesë të britanikut Hamiltonit.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori