Shoqata e Gastronomëve ka kundërshtuar vendosjen e masave të reja anti-COVID-19 nga Qeveria e Kosovës.
Ata kërkojnë që të përfshihen në Pako, siç është subvencionimi i pagave, qirasë dhe pagesën e interesave të kredive. Në të kundërtën, sipas tyre, do të ketë marrje të masave radikale, siç janë protestat.
Ne si Shoqatë pas të gjitha diskutimeve me anëtarët, së bashku me biznese të ndryshme të cilat do të preken nga Vendimi i radhës, njëzëri kemi rënë dakord, që në rast se vendimet e ardhshme për mbyllje nuk do të subvencionohen apo mbështeten me plane konkrete strategjike për mbulimin e dëmeve, dhe Pako për subvencionim të linjave të pagave të punëtorëve, subvencionim të shpenzimeve të qirasë, ndihmesë në pagesën e interesave të kredive, ndarjen e granteve që stimulojnë qarkullimin në gastronomi, zotohemi që do të kundershtojmë çdo vendim për mbyllje të mëtutjeshme ose shkurtim orari, në çdo formë të mundshme, përfshirë edhe ato radikale, mos mbylljen e lokaleve, apo edhe protesta”, thuhet në reagimin e gastronomëve, përcjell Telegrafi.
Sipas tyre, kjo lloj mbyllje nga Qeveria janë të papranueshme.
“Ne si Shoqatë e Gastronomëve të Kosovës bashkëndjejmë me të gjitha familjet më të prekura me COVID-19, e sidomos me ata të cilët tashmë kanë humbur më të dashurit e tyre, sepse edhe ne jemi pjesë e këtij populli dhe njëlloj kemi pasur të infektuar nga ky virus, por edhe të ndjerë tashmë. Mirëpo, këto lloj mbylljesh pa asnjë mbështetje, siç po pretendon Qeveria e Kosovës, janë të papranueshme për ne si shoqate, së bashku me katërdhjetë mijë punëtorët tanë e familjet e tyre”, përfundon reagimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFranca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City