Grekët kanë vërshuar orët e fundit para karantinës se përgjithshme trejavore mbarëkombëtare tek dyqanet e tregtisë me pakicë.
Radhë të gjata janë formuar para qendrave tregtare ku blerësit prisnin me durim ,ndërkohe që edhe në orët e mbrëmjes është regjistruar trafiku më i madh prej Krishtlindjeve të dy viteve të fundit me qytetarët e kryeqytetit që kanë dashur të shfrytëzojnë daljen e tyre nga Athina dhe kthimin ditën e diel para bllokimit të përgjithshëm.
Ndërkohë specialistët e shëndetësisë dhe organet përkatëse paralajmërojnë se tashmë numri më i madh i rasteve regjistrohet tek grupmoshat 19-39 vjeç, ndërsa pritet një rritje e numrit të vdekjeve në ditët e ardhshme nga COVID-19.
Megjithëse numri i përgjithshëm i qytetarëve tanë në 1 milion persona që kanë humbur jetën nga fillimi i pandemisë mbetet ende i ulët në Greqi i krahasuar me të dhënat evropiane, nga ana tjetër numri mesatar i grekëve që kanë vdekur brenda një jave ka kaluar shifrën prej 10 personash në ditë dhe për fat të keq pritet të rritet në mënyrë dramatike në ditët e ardhshme.
Edhe gjatë ditës së premte, Greqia ka regjistruar përsëri numër rekord rastesh, 2448 persona të infektuar dhe numri i përgjithshëm ka shkuar në 52.254.
Përsëri vendin e parë e mban Selaniku që ndodhet në ditën e 4-të karantinës së plotë me 683 raste dhe më pas vjen Athina me 493 , Larisa me 120 dhe Drama me 100.
Me shqetësim të madh specialistët njoftojnë se numri i të intubuarve ka shkuar tashmë në 196 vetë.
Gjithashtu edhe numri i viktimave nga coronavirusi prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 715 , prej tyre 14 në 24 orët e fundit.
Zëvendës ministri i Mbrojtjes Civile ka njoftuar mbrëmjen e së premtes se ashtu siç janë anuluar gjatë vitit festat kombëtare të 25 marsit dhe 28 tetorit apo edhe festimet e Pashkëve, anulohet edhe ceremonia e përkujtimit të përvjetorit të Politeknikumit në 17 nëntor, çka është pritur me kritika nga grupet e majta dhe partitë opozitare greke. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Forcat izraelite depërtojnë thellë në Rafah
Putini vazhdon me ‘pastrimin e ushtrisë’, viktima e radhës është zëvendësi kryesor i gjeneralit Gerasimov
“Ndëshkim” për “aktet separatiste”: Kina provokon situatën përsëri, fillon stërvitjet dyditore ushtarake rreth Tajvanit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251